Mat, gjendet i vdekur një endacak, nuk dihen shkaqet
Një 37-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrethin e Matit.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të thellë të këtij rrethi ku 37-vjeçari Rexhep Mani i cili ishte endacak është gjetur i vdekur në rrethana ende të paqarta.
Sipas policisë 37-vjeçari bënte jetën e endacakut që prej 10 vjetësh dhe ishte me probleme mendore.
Ndërkohë pritet përfundimi i ekspertizës për të zbardhur edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së 37-vjeçarit.