Nexhat Daci: Do të kandidoj për president
PRISHTINË- Kreu i LDD-së Nexhat Daci, konfirmon kandidaturën e tij si president i Kosovës. Në një intervstë për gazetën “Express”, ai shprehet se është njeriu i duhur për këtë post, ndërkohë sqaron se partia e tij nuk po rrënohet.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës me politikën aktuale po bën vetëvrasje. Duke u përgjigjur për largimin e anëtarëve nga LDD-ja, Daci u shpreh “E vërteta e madhe është se të gjithë ata që janë larguar, janë rritur me LDK-në, shtatëmbëdhjetë vjet kemi qenë në një shtëpi, në një shtëpi të madhe dhe të mirë, të udhëhequr nga Presidenti Rugova. Dhe, të gjithë e kemi ndier veten mirë dhe të clirë”, shprehet Daci.
Daci, nënvizon se LDK-ja nuk po mundet të pozicionohet në opozitë, për mungesë të guximit politik.
“Edhe për faktin se ato struktura që e përçan ose e shkatërruan atë shtëpi të madhe më 2006, po e luajnë vallen me vampira, po e luajnë dansin e lugetërve. Tash, ata që po shkojnë, po e përdorin parullën ‘të shkojmë në LDK e se ashtu e mundim Thaçin. Prandaj, në një vakum ose errësirë të këtillë, po mundohen lugetërit të ngjallen”,- tha ndër të tjera Daci.
(el.me/BalkanWeb)