Greqi, Papadhimos: Sukseset kryesore të qeverisë në 30 ditë
ATHINE - Kryeministri grek Lukas Papadhimos ka bërë në faqen e tij personale, bilancin e një muaj jete të qeverisë së tij, ku ka evidentuar punët më të rëndësishme.
Kryeministri thekson se ka patur shumë arritje shumë të mëdha nga qeveria që drejton, në atmosferën e rëndë të krizës në vend dhe situatën financiare në Evropë.
Kryeministri rendit si arritjet më të rëndësishme të qeverisë së përkohshme:
- Konsensusin në mesin e tre partive dhe mbështetjen e gjerë që kjo qeveri gëzon, mbështetje e cila krijon kushte për bashkëpunim kombëtar.
- Së dyti, Papadhimos përmend si arritje lirimin e këstit të gjashtë të ndihmës nga partnerët Evropianë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me vlerë 8 miliardë Euro, që ishte edhe një nga synimet e qeverisë së tij
- Së treti, Papadhimos rendit miratimin nga parlamenti me një shumicë të madhe prej 258 votash, të projektbuxhetit të qeverisë për vitin 2012. Sipas kryeministrit, në qoftë se ky buxhet zbatohet, gjendja financiare të vendit do të ndryshojë rrënjësisht dhe do të hidhen themelet për një rikthim gradual në situatë normale duke filluar nga viti i ardhshëm.
“Në perspektivë qeveria synon zbatimin e masave financiare në mënyrë efektive si dhe përfitimin e programit të dytë të ndihmës prej 130 miliardë Eurosh për Greqinë", përfundon kryeministri grek, raportin për rishikimin e punës së qeverisë së tij .