Miliona besimtare mblidhen ne Meke

Miliona besimtarë kanë mbërritur ne qytetin e shenjtë te Mekes per pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Autoritetet Saudite kanë paralajmëruar se do të ndalojnë çdo protestë të mundshme mbi konfliktin ne Siri. Xhamija e madhe, vatra e besimit islamik, është e mbushur nga njerëzit e veshur më të bardha, ashtu siç e kërkon tradita.
Pikën kulmore të Haxhit e përbën ngjitja në malin Arafat, pikërisht sot. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, do të jenë edhe gati 750.000 besimtare nga vetë Arabia Saudite. Forcat vendase te sigurisë kane marre masa për shmangien e ndonjë ikje te rrëmujshme apo incidentesh te tjera, siç kanë ndodhur shpesh në të kaluarën.
Paniku qe shpërtheu mes pelegrinëve 6 vjet me pare i kushtoi 364 personave. Autoritetet saudite kane muaj qe përgatiten për këtë eveniment e kane investuar me shume se 220 milionë euro ne infrastrukture për ta bere pelegrinazhin sa me te sigurte e komod. Rrugëtimi drejt Mekës është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet ta ndërmarrë te paktën një here ne jete. E mërkura shënon ditën e pare zyrtare te pelegrinazhit qe kulmon pastaj me festen e flijimit, Kurban Bajramin.