E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, mbi 1 metër dëborë në zonat e thella

Vështirësi më të mëdha ndihen në Mat ku në disa fshatra dëbora ka arritur 130 cm, duke izoluar totalisht banorët. Banoret jane te bllokuar prej afro 5 ditesh dhe situata duket se behet me e veshtire me rinisjen e rreshjeve 

MAT-Dëbora e rënë ditet e fundit dhe që ka rinisur edhe sot ka krijuar probleme në komunat e rretheve malore. Vështirësi më të mëdha ndihen në Mat ku në disa fshatra dëbora ka arritur 130 cm, duke izoluar totalisht banorët. Konkretisht komuna Komsi dhe fshati Selitë mbeten më problematik nga bllokimi i dëborës së rënë. Banorëve u është ndërprerë çdo komunikim me fshatrat e tjerë, ndërkohë mjeti borëpastrues i nisur drejt këtij fshati ka mbetur i bllokuar si shkak i mungesës së karburantit. Banoret jane te bllokuar prej afro 5 ditesh dhe situata duket se behet me e veshtire me rinisjen e rreshjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›