Moti i keq, OSSH: Pa energji zonat rreth Tiranës
Operatori i Sistemit te Shpërndarjes së energjise elektrike (OSSH) njofton se për shkak të kohës së keqe një avari eshte shkaktuar në linjën 35 kv në nënstacionin e Valiasit. Energjia elektrike mungon në Kamëz, Ndroq etj
TIRANE-Moti i keq me shi dhe erëra të fuqishme gjatë orëve të fundit ka sjellë pasojë edhe në rrjetin energjitik të vendit. Operatori i Sistemit te Shpërndarjes së energjise elektrike (OSSH) njofton se për shkak të kohës së keqe një avari eshte shkaktuar në linjën 35 kv në nënstacionin e Valiasit. Per kete arsye disa zona pranë Tiranës kane mbetur pa energji elektrike. Të njëjtat burime theksojnë se energjia elektrike aktualisht mungon në Kamëz, Ndroq dhe zona përreth kryeqytetit. Specialistë të OSSH po punojnë për riparimin e avarive, por ende nuk caktohet ora se kur do të rikthehet energjia.
(d.b/BalkanWeb)