E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, mbyten në një gropë me ujë xhaxhai dhe nipi 14-vjeçar

MAT-Një fëmijë 14 vjeç dhe xhaxhai i tij janë mbytur sot në Macukull të Matit si pasojë e rënies në një gropë me ujë.

Policia në vendgjarje konfirmon për "News 24" se gropa e ujit prej 8 metrash ka thithur xhaxhain Ramazan Pili dhe nipin 14–vjeçar.

Mësohet se fillimisht ka hyrë nipi i mitur për t’u larë në gropën e ujit në kodër, por pasi është zhdukur në ujra është zhytur për ta shpëtuar xhaxhai i tij, 52 vjeç, Ramazan Pili. Por as 52-vjeçari dhe as i mituri nuk kanë arritur të dalin nga gropa e ujit që ka një thellësi prej 8 metrash. 

Gropa ku kanë gjetur vdekjen xhaxha dhe nip, ishte hapur në afërsi të banesës së tyre para disa kohësh për nxjerrjen e kromit, por që është mbushur me ujë. Gjatë ditës së sotme 14-vjecari është futur për tu larë, për shkak të vapës, por kjo ka rezultuar fatale për të. Aktualisht policia ka izoluar gropën dhe po bën të mundur nxjerrjen e dy viktimave

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›