“Harroi” armën në makinën me drogë, nën akuzë polici
SARANDE - Një efektiv i Policisë së Sarandës është dërguar i pandehur në gjyq së bashku me një 25-vjeçar të arrestuar në tetor 2012 teksa po trafikonte një ngarkesë droge në drejtim të Greqisë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit Angjelo Caraj, 25 vjeç, i akuzuar për trafik narkotikësh të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Bashkë me transportuesin e ngarkesës me drogë, i akuzuar në këtë çështje është edhe Lisandër Kullai, 24 vjeç, me detyre ish-efektiv në Komisariatin e Policisë Sarandë, me gradë inspektor. Përfshirja e efektivit të Policisë në këtë ngjarje lidhet me armën e tij të shërbimit, e cila është gjetur në makinën ku është kapur droga në tetor 2012.
Ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2012, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në Gjirokastër. Angjelo Caraj është paraqitur në sportelet e doganës me automjetin privat të llojit “Mercedes”. Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në autoveturën tip “Mercedes” janë konstatuar dhe gjetur të fshehura 16 pako të presuara dhe të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte material bimor që pas ekspertimit kimik rezultoi të ishte lëndë narkotike e llojit Cannabis sativa. Burimet nga organi i akuzës thanë se nga kontrolli poshtë tapetit të këmbëve, në krahun e pasagjerit, në pjesën e brendshme të makinës, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë e markës “TT”, prodhim kinez. Policia ka bërë ndalimin e shtetasit Angjelo Caraj, i cili nga hetimet rezulton se ishte drejtuesi dhe personi që kishte në posedim sendet e kundërligjshme që u gjetën në makinën e tij. Më pas policia peshoi drogën, e cila rezultoi se kishte peshën 17.6 kilogramë.
Gjatë hetimeve, prokuroria e ka akuzuar Angjelo Carajn për veprën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit e konkretisht armës pistoletë që është sekuestruar në mjetin e tij. Në lidhje me këtë fakt është angazhuar edhe SHKB pranë Ministrisë së Brendshme, i cili nga hetimet ka gjetur se arma në makinën me drogë i përkiste punonjësit të Komisariatit Sarandë, Lisandër Kullai. Në lidhje me këtë fakt ai nuk ka dhënë shpjegime për mënyrën dhe arsyen se si është gjetur kjo armë në makinën e Angjelo Carajt e fshehur nën tapetin poshtë sediljes së parë nga krahu i pasagjerit të autoveturës. Prokuroria, nga hetimet e veta thekson se polici ka shpërdoruar detyrën duke harruar armën në makinën ku u gjet droga.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)