E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, mësuesja shkarkohet nga puna, kyc shkollën

MAT- Nxënësit e shkollës 9-të vjeçare “Hasan Kala” në fshatin Batërr e Vogël të komunës Komsi, kanë mbetur pa mësim. Shkak është bërë shkarkimi i mësueses së Biologjisë, e cila ka kyçur shkollën e fshatit. Në vend të saj është emëruar një mësuese tjetër. Mësuesja aktuale e Biologjise Gentiana Brahimetaj, shprehet se do ta mbajë të bllokuar shkollën deri në një tjetër vendim të Drejtorisë Arsimore, duke mos lejuar që të zhvillohet mësim. Në përkrahje të saj kanë dalë edhe banorë të fshatit Baterr, të cilët e kanë kundërshtuar vendimin e Drejtorisë Arsimore.

“Arsyeja pse unë i kam vënë kycin shkollës është se një mësuese tjetër është emëruar këtu, me të njëjtën diplomë, me të njëjtin master sikur kam edhe unë. E kanë sjellë 3 ditët e fundit, ndërkohë që unë kam 3 vjet që punoj këtu. Do vazhdoj ta mbaj shkollën mbyllur deri sa të marr vendimin e punës”, shprehet mësuesja.

Ndërkohë Drejtoria Arsimore e kontaktuar nga ana jonë thotë se ky vendim është bërë mbi bazën e meritës dhe profesionalizmit, duke u justifikuar që ajo që do të zëvendësojë mësuesen e Biologjisë ka mesatre më të lartë. Por në gjithë këtë histori të pazakontë ata që vuajnë pasojat, janë fëmijët e kësaj shkolle, të cilët janë në prag të përfundimit të vitit shkollor.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›