E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat pas 70 vjetesh mberrin nje princeshe

/ /

Por dje pretendenti i fronit mbreteror Leka II prezantoi ne Mat princeshen e tij Elia Zaharia. Ne lulishten Nena Mbretereshe Geraldine kryetari i PLL-se Ekrem Spahia u tha mbeshtetesve te oborrit mbreteror se Princ Leka kishte shume deshire te prezantonte princeshen Elia Zaharia perpara legalisteve te vendlindjes se tij. Princi dhe Elia Zaharia u takuan perzemersisht me te gjithe pjesemarresit qe kishin ardhur nga te gjitha krahinat e Matit. Per disa minuta ata qendruan ne lulishten mbi 70-vjecare e ideuar dhe ndertuar me kontributin e Nenes Mbretereshe Geraldine. Kasem Shehu Haqif Koxhuku Hajredin Rami e te tjere mbeshtetes te monarkise u shprehen se kjo ishte nje dite e vecante per legalistet e Matit treves ku lindi mbreti i shqiptareve. Ata falenderuan Princin Leka qe kishte ardhur ne vendlindjen e gjyshit te tij Ahmet Zogu se bashku me te fejuaren. Ka me shume se 70 vjet qe ne Mat nuk mberrin nje princ me bashkeshorten e tij. Matjanet nuk kane pasur rastin te takojme asnje grua te oborrit mbreteror qe nga viti 1939 kur Mbreti Zog u largua nga vendi u shprehen te pranishmit. Ata falenderuan Elia Zaharine per kete vizite bashke me Princin Leka. Ne nje nga lokalet e qytetit te Burrelit Princ Leka deputeti Bedri Hoxha prefekti i Qarkut Diber Xhafer Seiti kryetari i PLL-se Ekrem Spahia etj percollen mesazhet e tyre ne lidhje me liberalizimin e vizave. Kryetari i PLL-se Mat Agim Selita njekohesisht edhe kryetar i Komunes Lis vendlindjes se Ahmet Zogut e nisi fjalen e tij duke falenderuar Princin Leka dhe princeshen Elia Zaharia sic ai e cilesoi per viziten e tyre ne trojet e Mbretit Zog. Ky vend ka nxjerre nje nga figurat me te njohura te kombit shqiptar Mbretin e Shqiperise Ahmet Zogun. Kemi shume besim e shprese se ju do ta mbani lart emrin dhe vepren e ketij burri te madh theksoi Selita. Princi Leka i II-te falenderoi legalistet per pritjen e ngrohte. Ai uroi nga Mati te gjithe shqiptaret per liberalizimin e vizave dhe theksoi se do te jete me i vemendshem per zgjidhjen e kerkesave dhe shqetesimeve te patrioteve te tij. Me pas e fejuara e tij Elia Zaharia u shpreh se Jam shume e lumtur dhe krenare qe ndodhem mes matjaneve dhe ne krah te Princit Leka. shte hera e pare qe vij ne kete qytet dhe jam shume e emocionuar nga pritja mjaft e ngrohte qe na u be nga legalistet dhe banoret e tjere te Matit. Mati eshte si shtepia ime. Prinderit e mi jane nga Tepelena e Shkodra nderkohe tani zemren time e mori Mati dhe Princi Leka tha Elia dje ne Burrel. Ne fund cifti beri nje shetitje ne rruget e qytetit. Ata u takuan me banore te ndryshem nga te cilet moren urime te shumta per fejesen e tyre.

BURREL/ HASAN PASHA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›