E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentative vrasjeje per parkimin ne gjyq autori

TIRANE - Nje 41-vjecar e zgjidhi me te shtena arme nje konflikt per nje vendparkim por tashme do te perballet ne gjykate per akuzen e vrasjes me dashje mbetur ne tentative. Prokuroria e Tiranes ka derguar per gjykim dosjen me te pandehur shtetasin Sokol Tollia. Dosja ne ngarkim te tij do te shqyrtohet ne Gjykaten e Tiranes nga gjyqtari Sokol Tona. Tolli akuzohet per nje ngjarje te korrikut te ketij viti ne Koder Kames Tirane ku ka qelluar me arme drejt nje 21-vjecari. Sipas prokurorise ne 29 korrik D.Xhaneri ka kaluar me automjetin e tij para nje dyqani prone e te pandehurit Tollia i cili i ka bere shenje te ndalonte. Ne vijim Tollia ka filluar ta ofendoje ate me fjale te renda dhe ka marre nje arme te cilen e ka drejtuar nga ai. Sipas prokurorise i riu ka mundur te largohet por Tollia ka qelluar drejt mjetit te tij. Si rezultat i plumbit eshte thyer krejtesisht xhami i prapme i automjetit si edhe pasqyra e krahut te shoferit pa lenduar drejtuesin Xhaneri. Pas arrestimit te Tollise policia sekuestroi edhe armen me te cilen ishte realizuar qitja. Gjate deklarimeve te dhena ne prokurori i demtuari Xhaneri ka pohuar per prokuroret se ai kishte pasur disa here debate me pare me te pandehurin Tollia per shkak te vendparkimit te automjetit te tij. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›