E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali 33.5 kg heroine ne banesen e shqiptarit

ITALI - Nje 23-vjecar shqiptar u arrestua dje nga policia e Firences ne Itali pasi ne banesen e tij eshte gjetur nje sasi prej 33.5 kilograme lende narkotike e llojit heroine. Pervec droges e cila ishte fshehur neper skuta te ndryshme te baneses policia e vendit fqinj i ka sekuestruar shqiptarit edhe nje sasi prej 14.600 eurosh. Lajmi u publikua dje nga mediat elektronike te vendit fqinj te cilat nuk benin te ditur identitetin e te riut shqiptar. Por konfirmohet se ai mbante nje pasaporte te falsifikuar. Sipas burimeve te policise 23-vjecari zoteronte ne shtepine e tij te gjitha mjetet e duhura per ambalazhimin e sasive te medha te narkotikeve. Droga ishte vendosur ne cdo vend te mundshem ne banese citonin dje mediat e vendit fqinj. Disa paketime ishin vendosur ne filxhanet e qumeshtit ne kuzhine disa te tjera ne nje valixhe te vendosur ne dollap e deri ne koshin e rrobave ne banje. Nga 64 paketime te sekuestruara 10 prej tyre ishin ende te pandara ne sasi me te vogla. Sipas hetuesve italiane kjo ngrinte dyshime se kohet e fundit shqiptari kishte rritje te punes. Nderkohe qe parate e sekuestruara ishin fshehur ne nje llampadar te vendosur ne mur. Ne dhomen e gjumit te shqiptarit policia ka gjetur dhe sekuestruar nje pistolete ne gjendje pune por pa municion brenda. Po sipas burimeve edhe kapja e shqiptarit nuk kishte qene pa veshtiresi per policine. Pas arrestimit ai eshte derguar ne ambientet e paraburgimit. Pas kapjes se 33.5 kilogrameve heroine ne banesen e shqiptarit policia e Firences tha se kjo eshte sasia me e madhe e droges e kapur prej kohesh. Banesa e shqiptarit dyshohet se ishte kthyer ne nje laborator ku behej presimi i lendes narkotike dhe me pas hedhja ne treg e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›