Kamioni i ngarkuar me zift i ve flaken karburantit prane Rinasit
TIRANE - Nje kamion i ngarkuar me bitum te nxehte material asfaltimi eshte bere shkak i nje zjarri te fuqishem ne nje karburant prane mbikalimit te Rinasit ne autostraden Tirane-Durres. Ngjarja e cila shkaktoi panik mesditen e djeshme eshte mbyllur pa viktima vetem me deme materiale. Kamioni i sapongarkuar me bitum ne te cilin vec drejtuesit udhetonin edhe tre shtetas italiane ka marre flake ne momentin kur ka nisur te furnizohet me karburant. Tymi i zi i shkaktuar nga ndezja e bitumit ka vene ne alarm punonjesit e pikes se karburantit dhe kater personat qe ndodheshin ne kamion te cilet kane lajmeruar policine dhe zjarrfikeset. Brenda pak minutave ne vendin e ngjarjes ka mberritur policia dhe mjetet zjarrfikese te cilat kane neutralizuar flaket dhe me pas i kane shuar perfundimisht. Gjate gjithe kohes se ngjarjes policia rrugore devijoi kalimin e mjeteve qe shkonin nga Tirana drejt Durresit. Pas ngjarjes ka rezultuar se kamioni eshte djegur totalisht dhe po keshtu edhe streha e benzinates. Ekspertet e mberritur ne vendin e ngjarjes pohuan se zjarri ne karrocerine e kamionit mund te jete shkaktuar aksidentalisht por qe eshte perhapur me shpejtesi i stimuluar nga zifti i nxehte i sapongarkuar. Kamioni i perkiste nje kompanie qe po ndertonte nje rruge ne zonen prane. Burime te policise se kryeqytetit pohuan se qytetaret qe njoftuan sallen operative me celular kishin pohuar se flaket rrezikonin te perfshinin pompat e karburantit dhe per pasoje do te percilleshin deri tek depozitat. Fatmiresisht nderhyrja ne kohe e zjarrfikesve beri qe ky rrezik te shmangej nderkohe sistemi antizjarr i instaluar ne karburant kishte bllokuar automatikisht te gjitha rruget qe conin zjarrin te depozitat e benzinates. Kjo pike karburanti ndodhej prane disa bizneseve dhe banesave ne zone. fa.ma.