Matematika, 25% e pyetjeve nga gjeometria Eljona Ballhysa
Maturantet ne mbare vendin do t’i nenshtrohen me 14 qershor provimit te dyte te Matures Shteterore, provimit te matematikes. Specialistet e Ministrise se Arsimit bejne te ditur per gazeten se provimi i matematikes do te permbaje 25 % te pyetjeve nga gjeometria dhe 20% njehsimi diferencial dhe integral. Keto do te perbejne gati gjysmen e ushtrimeve te testit, ndersa pjesa tjeter do te jete e ndare midis ushtrimeve te algjebres dhe ekuacioneve. Keshtu specialistet e MASH bejne te ditur se 10% e ushtrimeve te testit do t’i perkasin algjebres, 7 % numrave dhe veprimeve me numrat, 10% do t’i perkasin ushtrimeve me matje, 15 % do te kete funksioni dhe 13 % do te kete statistike, probabilitet dhe kombinatorike. Ashtu sikurse dhe vitin e kaluar testi do te kete gjithsej 50 pike, te ndara konkretisht 13 pike do te jene me alternative ndersa 12 te tjera me zhvillim. Pra do te jene ushtrime qe do te zgjidhen nga vete nxenesit. Specialistet bejne te ditur se persa i perket peshes se gjeometrise ne test, ajo do te jete e njejte te te gjitha llojet e shkollave te mesme, perfshi ato me profil gjuhesor, artistik, por edhe shkollat pedagogjike dhe ato profesionale. Maturantet duhet te perqendrohen me shume te gjeometria ne plan, gjeometria ne hapesire dhe vijat e grades se dyte. Keshtu maturantet duhet te jene te afte te shpjegojne pse dy trekendesha jane te ngjashem; te zgjidhe situata problemore duke perdorur ngjashmerine dhe kongruencen e trekendeshave; te percaktoje gjendjen e ndersjelle te drejtezes dhe planit ne hapesire; te zbatoje ne situata problemore kushtin e mjaftueshem qe drejteza te jete pingul me planin etj. Po keshtu nxenesi duhet te zbatoje teoremat e Euklidit dhe te Pitagores ne situata problemore; te perdore teoremat e sinusit e te kosinusit per njehsimin e syprinave te figurave plane etj.
Permbajtja
Specialistet e Ministrise se Arsimit bejne te ditur per gazeten se provimi i matematikes do te permbaje 25 % te pyetjeve nga gjeometria dhe 20% njehsimi diferencial dhe integral. Keto do te perbejne gati gjysmen e ushtrimeve te testit, ndersa pjesa tjeter do te jete e ndare midis ushtrimeve te algjebres dhe ekuacioneve. Keshtu specialistet e MASH bejne te ditur se 10% e ushtrimeve te testit do t’i perkasin algjebres, 7 % numrave dhe veprimeve me numrat, 10% do t’i perkasin ushtrimeve me matje.
Te merkuren jepet provimi i pare i lirimit
Nxenesit e klasave te nenta do t’i nenshtrohen provimit te pare te lirimit qe do te zhvillohet ne mbare vendin diten e merkure ne daten 12 qershor. Ministria e Arsimit ka detajuar rregullat per zhvillimin e provimeve te lirimit, ndersa ka theksuar se masat e sigurise do te jene pothuaj te njejta, si per provimet e Matures Shteterore. Provimi i pare do te jete ai i gjuhes shqipe dhe leximit ndersa me 19 qershor nxenesit e 9-vjecares do te japin provimin e dyte te lirimit, ate te matematikes. Testi eshte hartuar tashme nga Agjencia Kombetare e Provimeve nderkohe qe korrigjimi do te behet nga Drejtorite Arsimore Rajonale. Sipas Ministrise se Arsimit, vleresimi i pergjigjeve te nxenesve do te behet me pike, te cilat ekuivalentohen ne note.