E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama u flet gjirokastriteve nga vendi i bustit te Enverit Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste ka zgjedhur nje vend te vecante per te mbajtur bashkebisedimin e radhes ne qytetin e Gjirokastres. Ndryshe nga heret e tjera, dje ai eshte zhvendosur me stafin e tij ne zonen e “Qafes se Pazarit” ne Gjirokaster, afer vendit ku para vitit 1990 ndodhej busti i ish-diktatorit, Enver Hoxha. Busti paraqiste diktatorin ne pozicionin ulur, duke pare nga qyteti. Ne fjalen e tij, kreu i PS, Edi Rama kritikoi liberalizimin e universiteteve. Ai tha se universitetet jane te ngjashme me firmat piramidale te vitit ’97. “Universitetet kane prodhuar njerez me diploma qe nuk u vlejne asgjekund. Keto diploma jane si ato faturat e Sudes qe i jepte dhe thoshte hajde javen tjeter te marresh tre pasi ke lene nje dhe nje dite te bukur doli te sporteli dhe tha: loja mbaroi, fajin e ka kompetenti”,- u shpreh kreu i PS-se. Rama foli dhe per projektet e PS-se. Ai u shpreh se duhet te mendohet per te shpetuar kete gjenerate duke i dhene mundesi arsimit profesional. “Per te shpetuar kete gjenerate duhet te hapim rruge alternative te zhvillimit”,- u shpreh kreu i PS-se. Ne takimet e zhvilluara ne qytetin e Gjirokastres, Rama ka folur dhe per mundesite e zhvillimit te ketij qyteti. Ai u shpreh se qyteti mund te zhvillohet duke ndalur rrenimin e banesave te vjetra. “Ja ku e kemi Gjirokastren, ja ku jemi para ketij rrenimi te pandalshem, me detyrimin qe me patjeter ta ndalim kete rrenim dhe ta rilindim Gjirokastren duke i rikthyer shkelqimin e humbur dhe duke filluar te veme dore me shpejtesi per ta kthyer kete pasuri ne dispozicion te ketij populli ketu”,- u shpreh Rama. Ai shtoi se me pasurite qe ka Gjirokastra dhe mundesite e zhvillimit te turizmit, “nuk ka asnje arsye te vuaje nga papunesia dhe asnje arsye te vuaje per buke, nuk ka asnje arsye per te shkuar per te vene emrin ne liste per te marre ushqimet, nuk ka asnje arsye ta braktise kete qytet qe duhet te kthehet me patjeter ne nje nga qytetet me te vizituar dhe me te admiruar te Shqiperise”. Ai premtoi per realizimin e nje projekti kompleks qe do te mundesonte restaurimin e godinave te demtuara ne Gjirokaster. “Ky jetesim ashtu sic tregojne modelet e suksesit ne keto realitete eshte jashtezakonisht i mundshem kur per me teper Gjirokastra eshte edhe nje qytet universitar. Per kete lypset nje projekt kompleks qe nuk eshte vetem restaurimi i godinave, por eshte edhe gjenerimi i te ardhurave nga keto godina, permes jetesimit te tyre. Nese nuk i kombinojme keto te dyja, restaurimi eshte vetem mbrojtje po nuk eshte sulm, sulm ne kuptimin per te gjeneruar para”,- u shpreh Rama. Sipas tij, Gjirokastra, Tepelena dhe Permeti kane mundesi te shumta per te zhvilluar ekonomine me ane te pasurive natyrore. “Nese ne flasim per turizem ne Shqiperi eshte e pakonceptueshme qe ky nocion nuk ka asnje lidhje sot as me Gjirokastren, as me Beratin, as me Krujen. Nuk ka lidhje sot me perlat e trashegimise sone kulturore sepse keto perla jane te zhytura ne pluhur, ne harrese dhe ne degradim”,- u shpreh Rama. Ai shtoi se ne programin e PS-se ka projekte konkrete per kete ceshtje, por shtoi se askush mos te prese qe Gjirokastra te behet brenda 4 viteve si Jeruzalemi. “Une nuk ju zotohem qe pas kater vitesh Gjirokastra do konkurroje Jeruzalemin, apo Venecian, por ju siguroj qe kater vite me pas do jemi shume krenare per cfare do kemi bere ne 4 vite per Gjirokastren”,- u shpreh kreu i PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›