Matematika, 8% e maturanteve marrin mbi 45 pike Eljona Ballhysa
Agjencia Kombetare e Provimeve ka perfunduar rreth 90% te korrigjimit te testeve te provimit te dyte te Matures Shteterore, atij te matematikes. Kjo behet e ditur nga drejtori i kesaj Agjencie, Alfons Harizaj i cili garanton se rezultati me nota per te gjithe maturantet ne mbare vendin do te dale brenda dy diteve ne vijim, nderkohe qe eshte Ministria e Arsimit ajo qe vendos nese duhet publikuar ky rezultat para dates 29 qershor ose jo. Kjo per faktin se ne daten 29 qershor maturantet do t’i nenshtrohen provimeve me zgjedhje dhe nota e provimit te matematikes mund te ndikoje tek maturantet. Gjithsesi, kjo sipas Harizajt, ende nuk eshte vendosur. “Ne kemi korrigjuar rreth 90 % te testeve te matematikes te provimeve te maturanteve. Besoj se gjate dy diteve te ardhshme ne do te kemi rezultatin e plote me pike dhe me nota per te gjitha maturantet. Do te na duhet dhe pak kohe ndoshta, nje gjysme dite per ta perpunuar kete informacion dhe per te krijuar database-in tone, por gjithsesi rezultati do te jete ne dispozicion te Ministrise se Arsimit para dates 29 qershor. Pastaj jane drejtuesit e kesaj Ministrie qe vendosin nese duhet publikuar ky rezultat ose, pasi ata vleresojne nese maturantet duhet te njihen me noten e matematikes para ose pas provimeve me zgjedhje. Pasi ne daten 29 zhvillohen provimet me zgjedhje ne mbare vendin”,- ka bere te ditur Harizaj. Ndersa persa i perket nivelit te pergatitjes se maturanteve ne lenden e matematikes, Harizaj veren se jane marre te gjitha notat duke filluar nga nota minimale deri tek ajo maksimale, cka sipas tij, verteton se testi i pergatitur nga AKP-ja ka funksionuar. Ai thote se ka shume maturante qe kane marre numer maksimal pikesh, nderkohe qe rreth 8% e tyre kane kapur mbi 45 pike, nga 50 qe ishte maksimumi. Harizaj ben te ditur se me se shumti maturantet kane treguar nivel mesatar. “Mund te them se niveli eshte i mire. Ka nga te gjitha nivelet ne fakt. Ka maturante qe kane marre piket minimale, por ka dhe nga ata qe kane marre piket maksimale pra 49-50 pike, gje qe tregon se testi i pergatitur nga specialistet tane ka funksionuar me se miri. Pra jane arritur piket maksimale nga nje numer te konsiderueshem maturantesh. Rreth 8% e tyre kane marre mbi 45 pike”,- eshte shprehur Harizaj. Maturanteve do t’i duhet te durojne edhe pak dite per te marre vesh se cfare note kane marre ne testin e matematikes. Zakonisht ka rezultuar se maturantet kane marre note me te ulet ne testin e matematikes krahasuar me ate te letersise. Ne fakt niveli i maturanteve ne provimin e letersise linte shume per te deshiruar, pasi shumica mori 6-7 dhe vetem nje numer i vogel arriti te merrte noten10-te.