E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Falenderoj Berishen per cdo te mire

Nje falenderim i vecante per kryeministrin aktual, ka ardhur mbreme nga kryeministri i pritshem. Edi Rama, ne nje fjalim te gjate qe mbajti mbremjen e djeshme nga Partia Socialiste, ka folur per here te pare me nota kritike ndaj vetes, kur tha se ka thene fjale te papelqyeshme ndaj rivalit te tij politik, kurse nga ana tjeter shprehu mirenjohje per kryeministrin ne detyre, duke theksuar se historia do ta vleresoje ate edhe me shume se ai, per cdo te mire qe i ka bere kombit.

“Me ka qelluar te them deri dje edhe fjale te papelqyeshme per paraardhesin tim, sic edhe ai ka thene jo pak per mua. Kjo ndodh ne betejen politike, por ndodh ende me shume ne demokracite e pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rendom ne shfaqjen e pushtetit te nje njeriu. Por, sonte une dua ta falenderoj ate (Berishen) per cdo gje te mire qe historia mbase mund ta vleresoje neser me nje objektivitet me te madh se timin sot, dhe i uroj gjithe te mirat ne jeten e tij private ne vazhdim”, - u shpreh z.Rama.

Ne vazhdim te fjalimit, z.Rama tha: “Sot, ju, populli i Shqiperise, vendoset te ma ngarkoni mua dhe skuadres tone kombetare te Rilindjes se bashku e ne menyre te pandare, me partneret tane strategjike te Levizjes Socialiste per Integrim dhe me aleatet e tjere, kete pergjegjesi kaq te madhe. Ne e pranojme pergjegjesine, me ndjenjen me te thelle te peruljes ndaj cdonjerit prej jush. Dhe per cdo dite, nga sot e tutje, ne do te jemi me ju dhe per ju deri kur kjo pergjegjesi madhore te jete e jona”.

Duke cituar shprehjen e Abraham Linkolnit se “asnje qeveri ne bote s’mund t’i kenaqe dot te gjithe dhe per gjithe kohen”, z.Rama premtoi: “Por, per gjithe kohen qe vjen, une nuk do te harroj kurre se jeni ju te gjithe, nga brenda ose jashte vendit, qe na vute ne krye te vendit”.

Ne kete pike, z.Rama siguroi se do te kete nje qeveri gjitheperfshirese: “Ne do te udheheqim. Pa harruar ne asnje hap se duhet te jete gjitheperfshirja, jo perjashtimi i pakices, virtyti i dialogut me tjetrin jo vesi i monologut kunder tjetrit, shpirti i kompromisit jo tradita e vetepelqimit, qe mund ta rilindin Shqiperine si anetare te denje te familjes se bashkuar europiane”.

Kurse ne vijim beri edhe nje sqarim per entuziastet e fitores: “Por, ky gezim i merituar nuk do te krijoje dot vende te reja pune per me te rinjte, as nje sherbim shendetesor me te denje per me te moshuarit. As gezimi qe pershkon sonte ne cdo rruge nuk do t’i beje rruget tona me te sigurta neser. Kjo fitore nuk eshte mberritja, por vetem nisja jone. Kjo fitore eshte era e ndryshimit qe fryn lirisht ne gjithe Shqiperine, por tani nis puna e madhe per ta bere ndryshimin te mberrije ne realitetin e familjeve dhe komuniteteve ne gjithe Shqiperine e rrenuar”.

“Do t’u sherbej me perkushtim gjithe shqiptareve”

“Tani qe zgjedhjet perfunduan, dua ta bej shume te qarte se vullneti im eshte t’u sherbej me perkushtim gjithe shqiptareve, jo vetem atyre qe votuan per fituesit”, - u shpreh z.Rama dje ne daljen per mediat. Voten plebishitare qe morem ne keto zgjedhje, - shtoi Rama, - nuk e konsideroj si triumfin e pales sone dhe aq me pak si nje triumf personal dhe perforcoi: “Perkundrazi, shumica marramendese qe na dhane shqiptaret me ben ende me realist, per sfiden marramendese qe duhet te fitojme permes qeverisjes sone. Pjese e kesaj sfide eshte qe asnje zgjedhes i pales tjeter te mos ndjehet keq. Asnje rrogetar qe i sherben ketij shteti fale merites se tij, te mos ndjehet i kercenuar. Asnje burim mediatik qe ka mbeshtetur alternativen e kundershtarit, te mos ndjehet i rrezikuar”.

Per z.Rama, te gjithe meritojne respektin tone dhe te gjitheve do t’u provojme se ndryshimi, s’ka ardhur per t’i bere keq askujt qe s’ka bere keq duke shkelur ligjet ketij vendi”.

Duke konsideruar se per te, ky eshte momenti me krenar i jetes, z.Rama tha: “Midis krenarise qe ndjej per veten dhe perulesise qe ndjej prej besimit te jashtezakonshem qe keni investuar tek une, fiton thelle perulesia. Une do te jem kryeministri juaj, por edhe kryesherbetori juaj”. Kryesocialisti theksoi se “detyra do te jete imja, pushteti do te jete juaji”, - dhe i la qytetareve nje mesazh: “Une s’do te harroj kete. Po ju lutem, mos e harroni as ju. Jo per mua, po per te miren e Shqiperise qe duhet te rilindim se bashku”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›