Presidenti i BE, Rumpuy: Gjatë presidencës polake priten vendime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

02-07-2011 / Gazeta 55
“Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm priten vendime të rëndësishme për disa vende të Ballkanit Perëndimor”, kështu ka deklaruar sot në Varshavë, Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy gjatë ceremonisë së rastit për marrjen e presidencës së radhës të BE-së nga ana e Polonisë. Gjatë një takimin me presidentin e Polonisë, Bronislav Komorovski, presidenti i Bashkimit Evropian theksoi se Këshilli i BE-së javën e kaluar ka përgatitur procedurat e nevojshme për anëtarësimin e Kroacisë në union.
“Kjo do t’u japë një nxitje të re vendeve nga Ballkani Perëndimor. Vendime të rëndësishme mund të priten gjatë kryesimit polak për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me kushtin që këto vende të vazhdojnë reformat”- theksoi Rompuy.