E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maten me Statut

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së pritet t’i votojë sot ndryshimet në Statutin e partisë. Krahu i Fatmir Sejdiut është kundër ndryshimeve të propozuara. Prandaj, kjo mbledhje shihet si matje forcash mes Kryetarit aktual dhe ish-Kryetarit.

Dy grupet brenda LDK’së do t’i masin sot forcat në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku do të votohet për ndryshimet në Statutin e partisë.

Shumica e zyrtarëve të kësaj partie janë deklaruar pro ndryshimeve statuture që i japin më shumë kompetencë Kryetarit dhe udhëheqjes së LDK’së, mirëpo brenda kësaj partie po shtohen zërat që i kundërshtojnë këto ndryshime.

Kryetari i Komisionit për Ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të LDK’së, Agim Veliu ka konfirmuar se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do të dalin për votim ndryshimet statutore.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te Gazetes Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›