E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Scalfaros

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ngushëlluar kryeministrin aktual italian, Mario Monti dhe popullin italian me rastin e vdekjes së ish- presidentit Oscar Luigi Scalfaro.

Në tekstin e telegramit, Thaçi ka shkruar se me pikëllim ka marr lajmin për vdekjen e ish presidentit italian, Oscar Luigi Scalfaro, figurë kjo poliedrike e politikës italiane.

“Oscar Luigi Scalfaro ishte politikan i rëndësishëm demokristian, deputet i parlamentit italian, ministër i qeverive italiane dhe senator i përjetshëm, duke lënë gjurmë me dekada të tëra në skenën politike italiane. Ish presidenti Oscar Luigi Scalfaro ishte në krye të shtetit në vitet e rëndësishme për Kosovën, 1998 – 1999, kohë që diplomacia italiane luajti rol të rëndësishëm në përkrahjen e zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, Ju dhe popullit italian u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›