Maten në Istog

Zyrtarët më të fuqishëm të partive kryesore kanë zbarkuar në qytetin e Istogut, ku pas një jave do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës.
Ata janë duke kërkuar votat shtëpi më shtëpi dhe po japin premtime për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Istogut.
Dy partitë që më shumti kanë marrë vota në dy raundet e zgjedhjeve të vjetshme - LDK dhe AAK - janë duke u përpjekur maksimalisht për t’i bindur votuesit e Istogut që më 14 prill të votojnë kandidatët e tyre.
Edhe kandidatët e PDK’së, AKR’së dhe LDD’së janë duke u mbështetur nga qendra, por fushatat e këtyre partive janë dukshëm më të zbehta.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, Fadil Ferati i LDK’së pat marrë 47.8 për qind e votave, Naim Imeraj i AAK’së 21.4 për qind. Kurse në raundin e dytë Ferati ka fituar me 70.8 për qind e votave.
Por, Kryetari Ferati vdiq disa javë pasi që fitoi betejën elektorale.
Tash, gjithçka është kthyer nga zeroja dhe të gjitha partitë politike janë mobilizuar të fitojnë në Istog.
Ky mobilizim i partive të tjera, për Ismet Beqirin e LDK’së, është i kotë.
Kjo për shkak se LDK do të luftojë deri në fund që ta mbajë Istogun.
“Mobilizimi i partive tjera është mobilizim në vend të gabueshëm sepse në Istog mund të mobilizohen gjithë ditën, por gjasat nuk i kanë kurrfarë për të fituar. Fitorja do të mbetet e LDK’së”, ka thënë Beqiri për Express, duke i numëruar arsyet pse duhet që LDK të mbajë Istogun.
“Puna e LDK’së në Istog është që njëzet vite dhe puna që është bërë në dhjetë vitet e fundit tregon qartë se kandidati i LDK’së do të del fitues”, shtuar ai.
Beqiri tha se LDK ka formuar një ekip nga Kryesia qendrore për të mbështetur kandidatin e tyre në Istog.
“Nëse dikush është zbarku atje, jemi zbarku edhe ne, derisa ta shënojmë fitoren që nuk e vërejmë në dyshim fare. Në Istog na mungon Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari historik dhe këtu kemi bërë mobilizim shtesë për të mos e lëshuar Istogun”.
Megjithëkëtë, partia e dytë në Istog, AAK, ka vendosur të luftojë deri në fund që ta fitojë Istogun.
Këshilltari i Liderit të AAK’së për Pushtet Lokal, Besnik Tahiri, jep arsyet pse duhet të fitojë kandidati i tyre.
“Rrethanat e krijuara dhe disponimi i qytetarëve të Istogut tregojnë qartë se themeluesi i LDK’së në Istog, që është kandidat i AAK’së, do të jetë fitues më 14 prill’, ka parashikuar Tahiri.
Ai ka thënë se gjatë tërë javës do të vazhdojnë aktivitete partiake për t’u ofruar qytetarëve të Istogut programin e mandatit katërvjeçar të qeverisjes.
Edhe Zëvendëspresidentja e AKR’së, Mimoza Kusari, ka sqaruar se shumica e anëtarëve të Kryesisë së Partisë i kanë ardhur në mbështetje kandidatit për Kryetar të Komunës, Ismet Mulaj.
“Shumica e Kryesisë Qendrore dhe tërë Kryesia dhe anëtarësia e Kryesisë në Istog janë në përkrahje të kandidatit Ismet Mulajt. Kemi një shans serioz si AKR të fitojmë garën e Istogut për shkak se e kemi një kandidat shumë serioz dhe premtues, i cili është mbi nivelin e kandidatëve të tjerë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se krejt do të varet se sa fer do të jetë procesi zgjedhor. Fitoren e Mulës e sheh në procesin e rregullt zgjedhor.
Nënkryetari i PDK’së, Rrustem Mustafa, ndërkaq, thotë se partia e tij do të ndjekë shembullin e fitoreve në Prizren, Lipjan dhe Gjilan.
“Ne do të jemi në mbështetje të kandidatit tonë në Istog, ashtu sikur në komunat e tjera ku kemi shënuar fitore”, ka thënë ai.
Analisti Bardh Hamzaj konsideron se gara në Istog është e veçantë për faktin se për herë të parë do të shfaqet rivaliteti i vërtetë ndërmjet LDK’së dhe AAK’së.
Por, çka ndodhë nëse LDK humb garën në Istog?
“Nëse LDK e humb Istogun do ta shënojë humbjen e radhës, atëherë është tregues se LDK e ka punën më keq sesa është dukur kur i ka humbur tri komunat e fundit”, parashikon Hamza.
“Ka shanse reale të humb, pasi trendët tregojnë se pas humbjes në tri komuna në përballje me PDK dhe tash formatizimi i Qeverisë e ka dobësuar edhe më shumë LDK’në. Ky trend mund të vazhdojë”, ka shtuar ai.
Garën në Istog, Hamza e sheh edhe si testim të elektoratit për zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe për trendët që qytetarët janë duke treguar karshi partive politike.
“Cilado parti që do ta fitojë Istogun, do të shënojë një epërsi më të madhe sesa sjell fitorja në një komunë ndaj tjetrës. E kam fjalën për perspektivën e fuqisë të dy partive para se të mbahen zgjedhjet nacionale”, ka shtuar ai.
Në Istog garojnë Haki Rugova i LDK’së, Muhamet Shatri i AAK’së, Shasivar Haxhijaj i PDK’së dhe Ismet Mulaj i AKR’së.