Tërmet i fuqishëm në Meksikë
Rajoni i Kalifornisë së Poshtme, në Meksikë, është lëkundur nga një tërmet 7,2 shkallë të Rihterit, me ç’rast kanë humbur jetën së paku dy persona dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Rajoni i goditur nga tërmeti gjendet në brezin kufitar mes Meksikës dhe SHBA-së dhe ka shkaktuar panik tek të gjithë banorët e Tihuanas, Los Angelosit dhe Palm Springsit, në Kaliforni.
Epiqendra e tërmetit ishte 26 kilometra në jugperëndim të Guadalupe Viktorias, në një thellësi prej 32 kilometrash. Pas tërmetit u ndjenë edhe shumë dridhje dytësore.