E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, kapen 80 kg kanabis, dy në pranga

Policia e këtij qarku në sajë të informacioneve paraprake të marra në rrugë operative ka ndaluar një fugon në të cilën udhëtonin dy vëllezër. Automjeti është ndalur në aksun rrugor Krujë- Fushë Krujë, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Durrësit. Sasi prej 80 kilogramësh drogë ishte e paketuar dhe e fshehur në makinë.

Forcat e policisë kanë vënë prangat mbi vëllezërit Edmod dhe Eshuel Xakës. Gjithashtu, gjatë kontrollit është zbuluar dhe sekuestruar edhe një armë tip automatik.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›