E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tre shtetas për mallra kontrabandë

Operacioni i koduar “Udhëtari”, çoi në arrestimin e shtetasit Pëllumb Ali Shelqezi, 36-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lundër, shofer pranë subjektit të agjensisë udhëtimit “Euro-Interlines”; Romeo Astrit Karafili, 44-vjeç, lindur dhe banues në Tirane, shofer pranë subjektit të agjensisë udhëtimit “Euro-Interlines” dhe Shkëlqim Ferat Sadiku, 36-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tirane, tregtar si subjekt “Shkëlqim Sadiku”.

Dy shtetasit, Pellumbi Shelqëzi dhe Romeo Karafili, të cilët punojnë si shoferë të autobuasit të linjës udhëtarve Tiranë-Athinë-Tiranë të “Euro Interlines”, janë kapur në flagrancë tek rruga “Jordan Misja”, në një parkim autobuzash pranë “Nyjes së Betonit”, duke kaluar mallin nga autobuzi për tek mjeti tip “Opel Vektra”, me targa greke, i cili drejtohej nga shtetasi Shkëlqim Sadiku, që është dhe porositës i mallit. 

Për këta shtetas kishte informacione se sillnin nga Greqia nëpërmet pikës së kalimit Kufitar Kakavi, mallra industriale, si pantallona xhinse, këmisha, jelek xhinsi, xhaketa të ndryshme, funde dhe bluza të llojeve të ndryshme, të cilat i kalonin të fshehura në autobus me qëllim shmangien nga detyrimet doganore.  Në momentin e kapjes në flagrancë tre shtetasit e mësipërm po shkarkonin mallrat, të cilat i kishin fshehur në një nga autobusat.

Vlera e provave materiale të sekuetruara dhe konfiskura arrin vlerën 120 mijë euro. Për tre shtetasit e mësipërm, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “tregtimit dhe trasportit të mallrave kontrabandë”, “kontrabanda me mallra të tjera” dhe “zbatimi i ligjit ndaj personave juridik”,. Gjithashtu, ka filluar proçedimi në gjëndje të lirë, për veprën penale të “tregtimit të mallrave kontrabandë”, në ngakim të shtetasit K. A.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›