E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materazzi pret thirrje nga Inter

Legjenda e Interit, Marco Materazzi ka bërë të ditur se mund të kthehet në klub. Materazzi shkëputi kontratën e tij me Interin një vit para kohës pasi u bë e qartë se nuk do të ketë hapësirë të mjaftueshme.

Por, ish reprezentuesi italian mund të merr një rol të ri me Nerazzurrët.

“Sigurisht se ekziston mundësia e rikthimit tim, por duhet të më thërrasin. Kam raport të shkëlqyeshëm me presidentin Moratti. Me durim e pres thirrjen”, tha Materazzi për mediet italiane. Qarkullojnë spekulime se Materazzi mund të merr një rol në stafin teknik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›