E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e yjeve në Euro 2012

Një ekip yjesh në formacionin Cech, Vidiç, Kompany, Coentrao, Nani, Srna, Fletcher, Modriç, Bale, Cristiano Ronaldo dhe Edin Dzeko mund të shikojë Euro 2012-ën në shtëpi. Në fakt disa prej tyre tashmë janë eliminuar nga gara, e në Poloni e Ukrainë mund të shkojnë vetëm si turistë, por të tjerët do të kërkojnë pjesëmarrjen nga barazhi. Vlera e përgjithshme e ‘ekipit’ është 355 milionë euro.

Një ekip i përbërë nga emra yjesh të futbollit rrezikon të mos kualifikohet për në Euro 2012. Në fakt disa prej tyre si Gareth Bale, Nemanja Vidiç, Vincent Kompany e Darren Fletcher tashmë i kanë humbur gjasat që me Kombëtaret e tyre të marrin pjesë në garën e vitit të ardhshëm që zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni.

Por, tifozët e futbollit më së tepërmi frikësohen se pas ndeshjeve të barazhit në Euro 2012 mund të mungoj futbollisti më i shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo, e shumë emra të tjerë të mirënjohur si Edin Dzeko, Petr Cech, Luka Modriç, Nani e të tjerë. Vlera e përgjithshme e atyre që tashmë janë eliminuar dhe të tjerëve që rrezikojnë një gjë të tillë është plot 355 milionë euro.

Cristiano Ronaldo – 90 milionë euro (Portugali)

Para dy vitesh për shkak të lëndimit nuk u paraqit për Portugalinë në barazh kundër Bosnjës e Hercegovinës për kualifikim në Kampionatin botëror 2010. Kësaj radhe, kundër të njëjtit kundërshtar duhet të sigurojnë pjesëmarrjen për në Euro 2012.

Nemanja Vidiç - 37 milionë euro (Serbi)

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit do të mungojë në Ukrainë dhe Poloni. Serbia nuk siguroi barazhin. U mposht në ndeshjen vendimtare nga Sllovenia 1-0 ndërsa Vidiç humbi një penallti.

Luka Modriç – 33 milionë euro (Kroaci)

Modriç ka zhvilluar 50 ndeshje për Kroacinë por është paraqitur vetëm në Kampionatin botëror 2006 dhe Evropianin 2008 në Austri dhe Zvicër.

Nani – 29 milionë euro (Portugali)

Në kohën e fundit po luan më pak në Manchester United por është i pazëvendësueshëm në reprezentacionin e Portugalisë. Në tetë paraqitje gjatë fushatës kualifikuese për Euro 2012 shënoi katër gola.

Petr Cech 28 milionë euro (Çekia)

Portieri i Çekisë, sipas institutit për statistika dhe histori në futboll, është në mesin e pesë portierëve më të mirë në botë më 2010. Por, ai nuk ishte prezent as në Botërorin 2010.

Edin Dzeko – 28 milionë euro (Bosnja e Hercegovina)

Sulmuesi boshnjak është njëri prej golashënuesve më të mirë të Premierligës këtë sezon. Ende nuk ka luajtur në ndonjë garë të rëndësishme evropiane. Para di viteve Bosnja u mposht në barazh për Botërorin 2010 nga Portugalia.

Gareth Bale – 25 milionë euro (Uells)

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Tottenhamit vështirë se do të luan ndonjëherë në ndonjë garë ndërkombëtare. Por, i buzëqesh karriera në klub, edhe pse në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare mund të shkon vetëm si turist.

Vincent Kompany – 25 milionë euro (Belgjikë)

Njëri prej mbrojtësve më të mirë në Premierligë. Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini nuk mund të paramendojë formacionin bazë pa të, por ai do të mungojë në Euro. Belgjika nuk është as në barazh.

Fabio Coentrao – 24 milionë euro (Portugali)

Real Madridi pagoi 35 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica gjatë verës. Në Botërorin e vitit të kaluar iu prezantua publikut ndërkombëtar. Coentrao debutoi pikërisht kundër Bosnjës e Hercegovinës.

Darren Fletcher – 20 milionë euro (Skoci)

Kapiteni i Kombëtares skoceze ende nuk ka luajtur në një Kampionat evropian. Skocia deri në xhiron e fundit të takimeve kishte shpresuar në kualifikim por në fund u mposhtën nga Spanja.

Darijo Srna – 16 milionë euro (Kroaci)

Nëse Kroacia mposhtet në barazh për Euro 2012, Srna do të bëhet kapiteni i parë i Kroacisë që mungon rresht në dy ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›