Derbi i Kuq përfundon në barazim 1-1

Pas një pjese të parë me shumë pak raste për shënim, në përjashtim të atij kur Luis Suarez u gjend në një situatë të volitshme por goditja e tij u prit nga portieri David de Gea, ajo e dyta ishte shumë më dinamike.
Liverpool kishte iniciativën dhe u shpërblye duke kaluar në epërsi me golin e kapitenit Steven Gerrard nga një goditje e lirë në minutën e 68-të. Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson reagoi menjëherë duke inkuadruar në lojë dyshen sulmuese Wayne Rooney-Javier Hernandez dhe ishte pikërisht ylli meksikan ai që barazoi rezultatin në minutën e 81-të duke shënuar me kokë pas një rivënieje nga këndi.
Liverpool kishte raste të reja të shumta nëpërmjet Kuyt, Adam dhe Henderson që të sigurojë fitoren por nuk ia arriti. Të dyja skuadrat e ‘Kuqe’ morën nga një pikë nga dueli i tyre në Anfield Road.