Permbytjet shtyjne sfiden Ada-Gramozi
Emergjenca pas permbytjeve ne zonen e Shkodres ka prekur edhe futbollin. Federata Shqiptare e Futbollit ka bere te ditur se per shkak te kushteve te veshtira atmosferike ne qytetin e Velipojes ndeshja e javes se 12 te Kategorise se Pare ndermjet Ades dhe Gramozit nuk do te zhvillohet. I gjithe qyteti duke perfshire ketu rruget shtepite dhe tokat eshte permbytur ndersa as qe nuk mund te flitet per zhvillimin e nje ndeshjeje futbolli. Nderkohe ndeshjet e tjera te ketij aktiviteti do te zhvillohen te gjitha te shtunen ne oren 1300. Duelet e rendesishme nuk mungojne ndersa spikat ai ndermjet Pogradecit kryesues me 25 pike dhe ndjekeses me te afert Apolonia qe ka nje pike me pak. Interesante parashikohen edhe sfidat Lushnja-Tomori dhe Kamza-Mamurrasi qe jane pretendente per tu ngjitur ne Superiore.