E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identiteti dhe imazhi i gabuar

Sipas disa statistikave te cilat asnjehere nuk kane qene zyrtare tregohet se afersisht 70 e qytetareve te shtetit shqiptar jane myslimane. Ky imazh islamik per kete vend pothuajse mbizoteron ne pershtypjen e njerezve jashte shtetit per shqiptaret. Kur behet fjale per Albanezet te huajt imagjinojne nje popull konservator dhe fanatik me mjeker dhe perce qe shkon ne xhami me Kuranin nen krah ashtu si neper diktaturat fetare ne Iran apo ne Jemen. Natyrisht ne Shqiperi ka besimtare te tille por ata jane nje pakice pothuajse e paperfillshme. Ndersa jashte shtetit me shume jane kosovaret dhe shqiptaret nga Maqedonia ata te cilet e krijojne kete imazh te gabuar sepse ata kane nje marredhenie me te ngushte me fene islame dhe manifestojne nje kulture me te ndikuar nga Turqia sesa shqiptaret e Shqiperise. Fakt eshte qe shumica e europianeve nuk kane akoma idene per ti njohur apo dalluar.

Nisur nga ky realitet mund te themi arsyen pse cuditen te huajt te cilet vijne per here te pare ne Shqiperi dhe kjo eshte e vetmja mundesi per te krijuar nje imazh real per kete vend dhe njerezit e tij. Ai vizitor nuk gjen nje vend islamik ose nje vend te prapambetur por takohet kudo qofte me nje shoqeri moderne dhe me nje mentalitet liberal ai njihet me nje popull qe i ka mbyllur hesapet me te kaluaren dhe qe eshte i orientuar drejt Perendimit dhe ai gjen shume njerez te cilet besojne te Zoti duke mos qene te skllaveruar nga fete e ndryshme me institucionet e tyre

Keqkuptimi ndaj ketij imazhi eshte nje fatkeqesi kombetare qe po na prish shume pune ne nje bote te globalizuar sepse pikerisht identiteti dhe qendrimi i nje shteti eshte teper i rendesishem per politiken mes aleateve partnereve strategjike per terheqjen e investimeve apo per ceshtje te ndryshme si p.sh. levizja e lire. Per keto arsye gjykojme se qeveria dhe populli shqiptar duhet sa me shpejt te gjejne dhe percaktojne identitetin e vet dhe tia komunikojne kete botes

Po Cila eshte Shqiperia

Nje identitet te perbashket per te gjithe shqiptaret ne nuk do te gjejme sipas mendimit tim sepse shoqeria shqiptare e cila ka jetuar per dekada me radhe neper krahinat e ish-Jugosllavise ka kaluar nje tjeter histori zhvillimi dhe ka marre tjeter drejtim. Por ne e kemi ne dore ti japim shtetit tone Shqiperise se Re nje imazh real mbi ate cfare perfaqesojme. Pse te na ngaterrojne apo identifikojne ne bote me mentalitetin dhe fene e shteteve te tjera dhe fqinje Pse e kemi lene ne doren e te tjereve te na krijojne kete imazh ne bote

Shqiperine e quajme te Re sepse ajo rrezoi sistemin socialist dhe vendosi marredheniet shoqerore te ngritura mbi pluralizmin politik. Ne kete periudhe Shqiperia kishte nje identitet te qarte ne te gjithe boten Jemi shtet laik komunist Por tashme kjo kohe ka perfunduar. Ka rreth 20 vjet qe ne kete vend ka filluar demokracia dhe ushtrohet liria e besimit dhe fese por ky shtet akoma nuk e ka gjetur vetveten per te shpallur se cili eshte identiteti i tij.

Nuk ka nevoje tju kujtojme historine e Shqiperise pasi ju vete e dini por dikur iliret ishin pagane dhe te lire derisa u pushtuan nga Perandoria Romake. Ne kohen e Apostullit Pal ata degjuan Lajmin e Jezusit dhe disa u kthyen ne kristiane. Perandoria Romake ne shekullin IV u be katolike. Ndarja e Kishes ne shekullin XI shkaktoi ndryshimin e fese se shume kristianeve nga katolike ne ortodokse. Pas kesaj periudhe Shqiperia u pushtua perseri kete radhe nga perandoria osmane. Gjate 500 viteve e ne vazhdimesi nje pjese e madhe e shqiptareve u kthyen duke perqafuar ne fene islame disa nga bindja me shume prej interesit apo dhunes dhe barbarise se eger te ushtruar nga pushtuesit. Pas shpalljes se pavaresise kombetare nga shqiptaret ne vitin 1912 dhe perfundimit te Luftes se Pare Boterore e cila shenoi dhe fundin e Perandorise Otomane Shqiperia vijoi perpjekjet per perfeksionimin e shtetit te saj ku pas disa vitesh u be per here te pare mbreteri. Do te kalonte perseri nje tjeter lufte Lufta e Dyte Boterore qe ky vend te provonte perseri thundren e diktatures komuniste dhe izolimin e regjimit te Enver Hoxhes ne te cilen praktikat fetare ishin te ndaluara dhe Perendimi u shpall armik. Po ku kemi arritur tani 20 vjet pas renies se murit...

Identiteti i Shqiperise se Re

Shqiperia e sotme natyrisht nuk mund te quhet me e pa fe si ne kohen e sistemit te monizmit pasi ky vend sot ka lirine e besimit e cila ushtrohet me mirenjohje nga shume institucione fetare dhe qytetare. Ky ndryshim eshte nje fitore e madhe dhe nuk do te deshironim ta kthejme kohen prapa. Por sot realisht nuk mund te flasim per nje vend mysliman sepse statistika e treguar nuk eshte e drejte dhe ne Shqiperi nuk ka 70 te popullsise myslimane. Duhet te themi nje here te drejten per veten mbi kete ceshtje ku ata shqiptare qe thuhet se jane shumica dhe qe pohojne se jane myslimane as nuk e dine se cfare do te thote te jesh fetar Ata thjesht kane trasheguar fene e paraardhesve te tyre si emer por nuk shkojne ne xhami nuk lexojne Kuranin dhe nuk zbatojne ritet fetare normalisht me perjashtim te riteve qe shoqerohen me nje mish qengji Dhe ne keto raste si te mos i lejojne vetes te pine dhe nja dy teke raki. Sigurisht qe feja islame eshte rrjedhoje e nje influence dhe sundimi disashekullor te Perandorise Turke ne historine e popullit shqiptar por ajo definitivisht duket se nuk ka zene rrenje te forta ne kete vend dhe si rrjedhim nuk eshte identiteti shpirti apo zemra e shqiptareve

Politikisht nje identitet islamik do ishte shume i padeshirueshem per nje shtet demokratik. Se pari kemi kuptuar problemet qe mund te sjelle kjo ngaterrese me aleatet e rinj te lidhur me Europen. Por me i rendesishem eshte faktori i ndarjes se shoqerise shqiptare. Nje identitet fetar gjithmone do ti ndaje njerezit e ketij vendi. Shqiperia eshte nje shtet ne te cilin ekzistojne disa fe te cilat jane te detyruara te jetojne bashkerisht ne paqe. Madje ne kete vend ka familje dhe cifte me fe te ndryshme qe bashkejetojne mrekullisht.

Nje problem tjeter i rendesishem nga ana politike eshte kontradikta mes Kuranit dhe parimeve demokratike. Secili qe e quan veten mysliman duhet te lexoje nje here Kuranin me vemendje dhe te kuptoje se ky liber kerkon patjeter autoritetin dhe pushtetin e plote vendor jo vetem fetar por edhe shteteror Nese duhet te kemi parasysh kete nje qeveri myslimane do te kufizonte lirite themelore te njerezve dhe sidomos lirine e besimit

Prandaj ky identitet i Shqiperise se Re duhet te permbaje patjeter nje element lidhes dhe ky nuk mund te jete imazhi i nje feje te caktuar. Ky imazh qe do te shpalle Shqiperia do te jete i perbashket krenaria e te gjitheve ne vend dhe themeli i nje bashkejetese te bekuar ne harmoni mes shume njerezve me besime te ndryshme secili me te drejtat dhe detyrimet e veta.

Besimi i secilit duhet te jete i lire dhe vetjak. Besimin ne Shqiperi nuk e kemi te perbashket. Prandaj ai nuk mund te percaktoje identitetin e vendit tone.

Rilindja e Shqiperise se Re eshte nje shans i jashtezakonshem

Shqiperia ka perjetuar keto vite nje rilindje te dhimbshme duke hyre ne nje sistem tjeter demokratik. Parimet qendrimet dhe pikepamjet ndryshuan menjehere dhe plotesisht. Cdo fillim i ri ka veshtiresite e veta por eshte dhe nje shans i madh

Bota po globalizohet. Vendet po u nenshtrohen ndryshimeve te medha. Emigrimi i jashtezakonshem sot ne planetin tone mund te pershkruhet me fjalen shtegtim i popujve. Miliona njerez po i drejtohen Amerikes dhe Europes. Si shembull ne Gjermani jetojne sot rreth 3 milione turq. Per kete arsye shume nga keto vende te quajtura kristiane jane ne dileme dhe po kerkojne nje rrugezgjidhje. Si mund te jetojne bashkerisht kaq shume njerez prej popujsh me mentalitete dhe fe te ndryshme

Shqiperia te behet model

Shqiptaret krenohen per unitetin dhe bashkejetesen e tyre nderfetare. Shqiptaret jane nje popull mikprites dhe tolerant ku racizmin fetar nuk e njohin me perjashtim te nje grupi te vogel fundamentalistesh islamike te cilet e zbatojne Kuranin ne menyre dogmatike dhe shprehin ritet e tyre me zhurme akustike. Ne Shqiperi vertet ka shume fe por ato kane jetuar bashke ne paqe. Shqiperia faktikisht e ka shansin sot te themeloje dhe tia shpalle modelin e saj te tolerances fetare se gjithe botes se globalizuar.

Ne faktikisht nuk kemi per te ndryshuar shume vetem imazhin. Fillimisht do ta quajme shtetin tone nderfetar apo multifetar ashtu sic eshte ne realitet jo me laik qe ka me shume nuanca ateizmi. Nje percaktim edhe me sakte do te ishte shtet monoteist pasi te gjitha fete kryesore ne Shqiperi besojne se Zoti eshte Nje. Fete monoteiste besojne se Zoti eshte vetem nje keto jane Kristianizmi Islami dhe Judaizmi secili me sektet e tyre te ndryshme. Edhe pse po krijojme nje shtet fetar shteti nuk do te perzihet me kultin fetar sic nuk ben edhe sot. Si dite feste shteterore do percaktohen vetem ngjarjet kryesore te ketyre feve. Edhe arsimin fetar nuk do ta marre persiper shteti. Shkollat kane per detyre vetem te mesojne se cilat jane fete e ndryshme ekzistuese me bazat e tyre pa favorizuar ndonje fe dhe cilat duhet te jene marredheniet e tyre me shtetin. Ndersa arsimi dhe mesimi fetar u perket familjeve dhe besimtareve. Cdo familje ka te drejte ti coje femijet neper leksionet fetare jo shteterore sipas deshires dhe te pa detyruar qofte kristiane myslimane apo te ndonje feje tjeter. Besimi i njerezve eshte personal dhe jo ne mase dhe ai as nuk duhet te jete institucionalizuar. Sigurisht ne shtetin tone monoteist do te praktikohet edhe Liria e fjales mes feve qe secila te kete te drejte te konkurroje tjetren duke argumentuar per ceshtjen e besimit mbi bazat e se vertetes por pa shpifur dhe pa e ofenduar njeri-tjetrin per zgjedhjen e lire te besimit. Besimtareve u eshte lejuar te takohen apo mblidhen ne vendet e tyre te kultit te cilet nuk duhet te japin nje pershtypje publike te praktikojne fene brenda ligjeve njerezore dhe te shpallin doktrinat dhe lajmin e tyre popullit pa krijuar shqetesime ne publik nepermjet perdorimit te pajisjeve akustike.

Kjo do te ishte Shqiperia monoteiste ne te cilen bashkejeton nje popull nderfetar pa u ngaterruar Ky rast do te ishte shembull per boten. Sigurisht qe e verteta eshte vetem nje dhe jo te gjitha keto fe mund te jene te drejta Une besoj vetem tek Bibla. Une e di se Bibla eshte e verteta dhe sdo te pushoja per tju bindur edhe per tju shpetuar. Por ama une nuk dua tju cenoj une ju respektoj si njerez edhe pse mund te zgjidhni nje besim tjeter.

A nuk eshte pikerisht kjo Shqiperia nje vend me tolerance fetare Pse te mos zhvillojme kete dhunti dhe te behemi model zhvillimi per te tjeret Pse te mos jemi nje here te paret shembullore dhe tia tregojme botes rrugen e drejte

Kerkesat per realizimin e ketij vendi shembullor mesohen ne Bibel
Respekti dhe dashuria ndaj njeri-tjetrit pavaresisht nga feja e secilit bile dhe per armiqte e vet Le te fillojme pra secili qe sot Ta kerkojme te verteten mbi Zotin pa kisha dhe xhamia Dhe te perhapim imazhin e Shqiperise reale

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›