NASA Jeta ne hapesire ndoshta ekziston
Edhe pak ore dhe misteri qe prej kohesh ka shoqeruar njerezimin do te sqarohet a jemi te vetmit ne univers Jo dhe kjo nuk eshte aspak nje shaka pergjigjen per kete pyetje do e jape NASA. Ka nje pritshmeri te jashtezakonshme per konferencen e shtypit qe Agjencia Hapesinore Amerikane do te mbaje ne Uashington e qe do te transmetohet drejtperdrejt ne internet. Por kjo pritje ka bere qe ne internet te shperthejne nje sere hipotezash te pagezuara me emrin Astronomy Hysteria. E si mund te reagohej ndryshe ndaj asaj komunikate NASA do te mbaje nje konference per shtyp per te diskutuar nje zbulim astrobiologjik qe do te influencoje kerkimin e provave per jeten e qenieve jashtetokesore. Po te ishte 1 prilli te gjithe do te besonin se behej fjale per nje shkaka por ja qe ne ate qe thuhet asgje nuk ka lidhje me shakane. Me kuriozet nuk lane faqe pa hapur dhe linke pa klikuar ne internet per te zbuluar dicka me shume rreth asaj qe pritet te beje publike NASA shume shpejt. Pyetja e pare sigurisht qe nis keshtu Cfare eshte astrobiologjia Te pakten kete mister per momentin ekspertet e NASA-s e zbulojne astrobiologjia eshte shkenca qe studion origjinen evolucionin shperndarjen dhe te ardhmen e universit. Ethet e pritjes jane rritur shume edhe mes panelit te agjencise hapesinore qe dergoi njeriun ne Hene. Pamela Condrad per shembull eshte nje gjeobiologe qe ka shkruar nje liber mbi jeten ne mars. Felisa Wolf Simon eshte nje oqeanografe qe ka kryer nje studim shume te rendesishem mbi fotosintezen jo permes ujit por permes arsenikut me pak fjale per format e jetes qe te mund te zhvillohen edhe ne mungese te lengut me te cmuar qe ka perkundur evolucionin tone. Steven Banner eshte nje biolog pjese e Team Tian qe ka studiuar Henen e Saturnit qe deri me sot eshte gjeja me e ngjashme me token qe shkencetaret kane zbuluar ne sistemin tone diellor. Ne fund James Elser eshte nje ekologjist i famshem qe ka marre pjese ne nje program te NASA-s te quajtur Follow the elements i destinuar per te studiuar karakteristikat kimike te ambienteve ku jeta evoluon. Me pak fjale ka material plot per te pritur me ankth publikimin e risive te jashtezakonshme qe NASA mund te beje. Nderkaq per ardhjen e jashtetokesoreve bota po pergatitet seriozisht aq sa ka ngritur ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara nje komision te posacem me emrin Office for Outer Space Affairs d.m.th zyra per ceshtjet universale. Per me teper drejtimi i saj i eshte besuar astrofizikanes Mazgan Othman qe ne rast te zbarkimit te tyre pritet te jete si nje lloj ambasadoreje per ceshtjet me njerezimin. Gjithsesi ajo qe nuk duhet te harrojme eshte edhe zbulimi i disa javeve me pare i ujit dhe akullit ne anen e erret te Henes. Per me teper zbulimet e NASA-s nuk kane hedhur ende poshte zbulimet e roboteve binjake Rover gjate kalimit te tyre ne mars ne vitin 2005. I vetmi i perkedhelur ne kete drejtim per momentin eshte Alexis Madrigal eksperti i shumevleresuar i teknologjise dhe shkences qe ka pasur mundesine te lexoje me perpara artikullin e Science dedikuar zbulimit dhe marreveshjen sekrete te NASA-s. Madje vete Alexis i ka besuar Twitter-it gjithe skepticizmin e tij Me vjen keq te ndrydh gezimin tuaj per mundesine e ekzistences te jetes jashtetokesore. E lexova raportin asgje nga ajo qe pritej. Por kjo fjali e tij e ka arritur akoma me shume ankthin per te zbuluar ate cka NASA do te thote.
KomunikataAlienet jane mes nesh dhe ndajne te njejtin ambient me ne. Me pak fjale nuk do te vijne vetem nga planetet e tjere. Keto jane fjalet e NASA-s perpara se te lajmeronte dhenien e nje konference qe nga titulli tregon gjithcka Nje zbulim astrofizik qe do te kete pasoja mbi kerkimet e provave per jeten e jashtetokesoreve. Gjithsesi kureshtja qendron ne faktin se zbulimi i Agjencise Hapesinore Amerikane mund te tregoje per ekzistencen e nje tjeter forme jete edhe mbi toke. Po cilat jane ato Behet fjale per krijesa-hije qe zhvillohen paralelisht me qeniet njerezore ne ambiente qe deri me tani konsideroheshin te pabanueshme. Kerkuesit kane zbuluar nje mikrob qe arrin te jetoje ne nje ambient qe deri tani konsiderohej vdekjeprures per cdolloj forme jete.
Forma jete te panjohura me pareBakteri eshte gjetur ne fund te Mono Lake ne Parkun Kombetar te Yosemite ne Kaliforni nje liqen shume i pasur me arsenik. Kjo krijese perdor arsenikun per te mbijetuar. Sipas NASA-s dhe rrit perspektiven qe nje forme jete e re mund te ekzistoje ne plante te tjera qe nuk kane atmosferen tone.
Lewis Dartnell astrobiolog i qendres per shkencat planetare te Londres ka nenvizuar nese keta organizma perdorin arsenikun ne metabolizmin e tyre do te thote se ka forma te tjera jete ndryshe nga ato qe ne njohim. Jane aliene por aliene qe ndajne te njejtin ambient me ne.