Materialet e reja që vet-riparohen
Duke marrë shtysë nga gjëra të vogla të realitetit shkencëtarët e materialeve vitet e fundit kanë arritur të krijojnë sipërfaqe inteligjente, duke paraprirë një të ardhme ku veshja e jashtme e gjërave do të ketë karakteristika që ne do ti quanim “magjike”.
Plastikë futuriste e polimere supermolekularë - SupraB i përket kategorisë së polimerëve. Shkencëtarët e universitetit të teknologjisë të Eindhoven, i kanë katërfishuar lidhjet me hidrogjenin midis molekulave, duke e bërë një material të aftë të vet-riparohet kur thyhet.
Ky material mund të përdoret për shumë qëllime të ndryshme si p.sh prodhimin e syzeve ose objekteve të ndryshme që mund të thyhen, mbrojtëse për kompjuterë e smartphone.
Dëme që zhduken me anë të dritës – Prej një bashkëpunimi midis SHBA dhe Zvicrës ka lindur materiali me siguri më i kërkuar prej atyre që i ka dhembur kur kanë parë karrocerinë e makinës të gërvishtur. Bëhet fjalë për një polimer metal supermolekular në gjendje të transformohet, nën një burim drite ultra-violetë, në një lëng që mbush gërvishtjet dhe shenjat në sipërfaqe. Pasi fiket drita materiali ngurtësohet dhe bëhet i lëmuar sikur të mos kish ndodhur gjë.
Super i padepërtueshëm – Projekti i realizuar nga kërkuesit e Universitetit të Harward quhet SLIPS, frymëzimi i tyre ka qenë një bimë gjethet e të cilës nuk depërtohen nga uji falë një shtrese të rrëshqitshme lëngu që vesh sipërfaqen. Shkencëtarët kanë krijuar sipërfaqe të rrëshqitshme duke “lyer” me një lëng lubrifikant një material poroz. Sipërfaqet e ndërtuara në këtë mënyrë bëjnë që tu rrëshqasë uji dhe lëndë të ngurta.
Me anë të këtij materiali mund të prodhohen dritare që vet-pastrohen,e sipërfaqe rezistente ndaj baktereve.
(a.s/BalkanWeb)