E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja britanike në Tiranë, McIlwham: Më shumë gra në vendimmarrje

03-11-2011 / Gazeta 55

Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham tërheq vëmendjen për mungesën e hapësirave të grave në politikëbërje dhe në vendimmarrje në Shqipëri. Në kohën kur klasa politike diskuton për reformën zgjedhore Ambasadorja Britanike në Tiranë ka sjellë në vëmendje eksperiencën e vendeve të BE-së për këtë çështje duke nënvizuar se pjesëmarrja e gruas në politikë është standard i domosdoshëm.
Ndërkaq rrjeti i grave për barazi në vendimarrje ka kërkuar në një tryezë të organizuar për këtë çështje që kodi elektoral të garantojë pjesëmarrjen e tyre në garat elektorale në mënyrë të drejtë duke mos i lënë ato në fud të listave.
Kjo tryezë u organizua në kuadër të aktiviteteve promovuese të grave në vendimarrje. Aktualisht në Parlamentin Shqiptar vetëm 16 përqind e të zgjedhurve janë gra, ndërsa nga zgjedhjet vendore nga 65 bashki vetëm 3 drejtohen nga grate, ndërsa nga 320 komuna sërish vetëm 3 janë gra kryetare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›