Sarkozi: Greqia ka kuptuar mesazhin, shpërbërja e Euros, shpërben BE
KANË- Lidërët e 20 vendeve më të zhvilluara të botës kanë shprehur vullnet për të ndihmuar së bashku krizeën e Eurozonës. Ka qenë kjo deklarata e Presidentit francez Nikola Sarkozi, gjatë një konference për shtyp në përfundim të samitit në Kanë. Sarkozi përshkroi takimin urgjent mbi Greqinë si një terapi pozitive elektro-shoku.
Sipas tij Franca dhe Gjermania i kanë dërguar një mesazh të fortë grekëve dhe se Greqia tani duhet të tregojë nëse dëshiron të mbetet në Eurozonë, duke përmbushur angazhimet e saj.
“Euro është zemra që rreh e Europës. Ne nuk mund të lejojmë shpërbërjen e Euro-s. Nëse Euro shpërthen, Europa do të shpërthejë. Ne nuk do të përzihemi në politikën greke, por duhet të mbrojmë Europën dhe Eurozonen“,- theksoi
Lideri francez e bëri të qartë se do të bëhet gjithcka për të mbrojtur Euron dhe Europën si një e tërë.
“Është absolutisht e nevojshme që Eurozona të dërgojë një mesazh besueshmërie tek e gjithë bota. Kur ne marrim një vendim, duhet zbatuar, kur vendosim një rregull duhet respektuar me vendosmëri. Kyështë mesazhi që duam të japim”,- theksoi Sarkozi.
Sarkozi mirëpriti garancinë e dhënë nga kryeministri italian Berluskoni se vendi i tij do të mbajë premtimet e dhëna sa i përket reduktimit të deficitit dhe paketës së reformave.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)