E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nen hetim zyrtari i urbanistikes

Berat - Falsifikimi i vulave dhe stampave per lejet e ndertimit i ka kushtuar marrjen nen hetim zyrtarit te urbanistikes ne komunen Poshnje, te rrethit te Beratit, nen akuzen "shperdorim te detyres". Burime zyrtare te policise deklaruan nisjen e hetimeve ne ngarkim te Neki Toskes, me detyre specialist ne zyren e urbanistikes, prane komunes dhe dy personave, qe perfituan kete leje te parregullt. Procedimi ne gjendje te lire ndaj 56- vjecarit nisi pas nje sere hetimesh te bera ndaj tij, pas informacioneve te mberritura ne polici per abuzime te kryera ne dokumentacionin e disa objekteve qe kane marre leje ndertimi. Gjate verifikimeve te bera ne lejet e dy ndertimeve, mesohet se jane gjetur fakte te shkeljes se rregullores se urbanistikes si dhe jane perdorur formulare te falsifikuar. "Me ane te vulave, stampave dhe formulareve te parregullt dy persona kane mundur te marrin leje ndertimi ne territorin e komunes padrejtesisht", thane zyrtare te policise vendore dje. Pervec zyrtarit, policia deklaroi se nisi hetimet ndaj Perparim Kalemit dhe Gezim Kasos, banore te fshatit Poshnje.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›