E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshkim policeve te kafeneve

Qarkore per policine, me qellim kursimin e naftes dhe shkundjen nga apatia gjate ketyre muajve te veres per te pasur eficience ne pune. Drejtoria e Policise se Fierit ka shperndare nje urdher te brendshem per te gjithe uniformat blu, te cileve u kerkon te lene shenim ne regjister cdo orar te daljes nga godina dhe kthimit ne te. Gjithashtu, eshte kerkuar qe te mos kalohet vapa neper kafene dhe te mos bien ritmet e punes. Qarkorja, sipas burimeve zyrtare, u eshte shperndare tre komisariateve te policise ne qark, ku kerkesa kryesore ka qene rritja e eficiences ne pune te punonjesve te policise me dhe pa uniforme.

Lajmi konfirmohet si nga burime zyrtare te Drejtorise Policise, ashtu edhe nga vartes te tyre, te cilet jane vene ne dijeni mengjesin e dites se djeshme. Ky urdher eshte i vlefshem per policite e Fierit, Lushnjes dhe Mallakastres, qe konfirmuan marrjen e shkreses po diten e djeshme dhe se jane njoftuar te gjithe efektivet. Ne qarkore mesohet se eshte nxjerre rregullore e brendshme qe te gjithe punonjesit e policise me dhe pa uniforme, ne momentin qe dalin nga porta kryesore e institucioneve te tyre, pasi jane paraqitur ne pune, duhet qe te shenojne ne nje bllok te vecante qe e mban oficeri i rojes, oren e largimit dhe arsyen se perse largohen, perfshi edhe destinacionin e tyre. I njejti urdher vlen edhe per automjetet qe dalin nga komisariatet e rretheve per sherbim, qe te shenojne oren e largimit dhe te kthimit, pa harruar itinerarin e pershkuar gjate sherbimit.

Qellimi i vendosjes se ketij rregulli te ri eshte qe punonjesit e policise me dhe pa uniforme te mos sorollaten neper klube e kafene, nderkohe qe per automjetet kerkohet qe te mos shpenzohet karburant pa kriter, ku drejtuesit e mjeteve shteterore te kryejne vetem pune dhe jo t'i perdorin ato per te perfunduar problemet private. Qarkorja e re u eshte dukur si ekstra kerkese punonjesve te policise, por qellimi i saj eshte venia ne eficience e uniformave qe te shperdorojne detyren, duke ulur ritmet e punes, apo ulja e shpenzimeve nepermjet sasise se karburantit, cmimi i te cilit ka arritur kulmin ne treg. Te pyetur nese do te konstatohen shkelje te kesaj qarkoreje, zyrtaret thane se jane paralajmeruar masa administrative, nga verejtje e gjoba, deri ne pushim nga puna, apo shlyerje e karburantit te harxhuar me teper nga norma, nepermjet rroges se vete policeve ne komisariate.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›