E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" dekoron mjekë dhe mami

Mjekët dhe mamitë e dalë në pension nderohen për kontributin në profesionin e tyre. Me rastin e festave të fundvitit, drejtoria e spitalit universitar obstetrik gjinekologjik, "Mbretëresha Geraldinë", dekoron emrat më në zë që i kanë shërbyer nënës dhe fëmijës në këtë institucion. Atyre u është dhënë dekorata me motivacionin mirënjohje për shërbim të vyer ndaj nënës dhe fëmijës. Në këtë maternitet kanë ofruar kontributin e tyre mjekët që kanë bërë histori në shëndetësinë shqiptare, nga Koço Gliozheni e deri tek doktor Koncita.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›