Nikolla: Kërkojmë delegimin e kompetencave nga bashkia
Banorët e njësisë bashkiake numër 1 të kryeqytetit , si të gjithë qytetarët e Tiranës vazhdojnë të kenë shumë probleme në disa fusha të jetës.Kryetarja e kësaj njësie Lindita Nikolla , deklaron se pavarësisht projekteve që janë realizuar në këtë njësi , niveli i jetesës në këtë zonë nuk është përmirësuar dukshëm. Kryetarja e minibashkisë 1 Lindita Nikolla nuk e fsheh faktin se delegimi i kompetencave nga bashkia e madhe në minibashki do të zgjidhte më shumë probleme. Por, ajo ndryshe nga kryetaret e njesive të tjera, thekson se kryetarët e njësive kanë hapësirë për të vepruar ,dhe jo çdo gje, varet nga kompetencat .Qytetaret e kësaj njësie pohojnë se në këtë zonë janë bërë disa përmirësime . Duke vene theksin tek problemet më të cilat përballen ata çështja e legalizimit eshtë një nga më të rëndësishmet.