Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po transformohet, Rama: Investime në infrastrukturë dhe shërbime moderne

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rikonstruksioni i “Maternitetit Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë”, duke theksuar se investimet e fundit po e transformojnë këtë strukturë spitalore në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime moderne.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “Materniteti Obstetrik Gjinekologjik ‘Mbretëresha Geraldinë’, një strukturë spitalore që po transformohet rishtazi në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime.”
Me rikonstruksionin e këtij spitali, pritet që rreth 20 mijë pacientë në vit të përfitojnë nga një maternitet i standardeve europiane, i pajisur me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit.
Ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për nënat dhe fëmijët, duke e bërë maternitetin një qendër referimi për kujdesin obstetrik dhe gjinekologjik në vend.
/rtsh.al/