E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mateus kandidatura e parë për stolin Norvegjez

Oslo - Norvegjia është duke menduar gjithnjë e më shumë për të ulur në stolin e kombëtares së futbollit legjendendarin gjerman, Lothar Mateus. Drejtimi i përfaqësueses norvegjeze ka mbetur vakant që pas largimit të Age Hareide në muajin dhjetor.

Gazetat norvegjeze ditët e fundit kanë nxjerrë në skenë emrin e Lothar Mateusit, por sekretari i Federatës Norvegjeze të Futbollit qëndron mjaft i matur në këtë drejtim.

“Kemi bisedime, por nuk mund të përmend emra teknikësh aktualisht”, shprehet për gazetën Verdens Gang sekretari i Federatës Norvegjeze të Futbollit, Karen Esplund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›