Taullau gjykon ndeshjen Elbasani-Vllaznia
Tiranë - Shorti i hedhur drejtpërsëdrejti në televizionin Alsat ka caktuar gjyqtarët e takimeve për javën e 20-të të Superligës shqiptare. Takimin kryesor, i cili do të luhet në Elbasan midis vendasve dhe Vllaznisë, do ta gjykojë Artan Taullau. Besa-Tirana do të gjykohet nga kryesori Sokol Çekaj. Takimi tjetër delikat, ai mes Shkumbinit dhe Partizanit, i cili do të luhet në Peqin, do të gjykohet nga Tanush Latifi.
Ndërkombëtari Albano Janku do të gjykojë ndeshjen e kryeqytetit, Dinamo-Apolonia. Teuta-Lushnja do të gjykohet nga Lorenc Jemini. Evis Peza do të jetë gjyqtari i takimit Famurtari-Bylis.
Ndeshjet do të luhen të gjitha ditën e dielë, dhe do të fillojnë në orën 14:00.