E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka më në fund dorëzohet, për të nuk ka derbi

Milano - Mundësitë për aktivizimin e Rikardo Kakasë në derbin e Milanit me Interin zvogëlohen ndjeshëm. Futbollisti ka braktisur sot stërvitjen e parë dhe nuk ka marrë pjesë me grupin e futbollistëve të tjerë.

Ndersa Bekam është rikthyer në Itali pas miqësores së Anglisë me Spanjën mbrëmë ne Sevilje. Anglezi ishte i impenjuar me kombëtaren e vendit të tij, ashtu siç ishte Kalaxe me Gjerorgjinë dhe Senderos me Zvicrën.

Milani ka filluar stërvitjet me intesitet të lartë në prag të derbit të rëndësishëm që ka me Interin këtë të dielë. Skuadra e drejtuar nga Ançeloti qëndron në vendin e tretë me 45 pikë, 8 më pak se udhëheqësit e Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›