E Martë, 3 Nëntor 2026

Matie Van der Pol, përsëri i artë

Matie Var der Pol është Kampion Bote për herë të gjashtë në çiklokros. Gjithçka ka ndodhur në Tabor të Republikës së Çekisë, atje ku janë zhvilluar gjashtë xhiro në një distancë prej 19.95 kilometra. Një garë e dominuar nga holandezi, i cili e ka përshkruar këtë garë në kohën 58’14”. Pas tij në një distancë prej 37 sekondash holandezi tjetër Njuvanhauz dhe në vendin e tretë belgu Vantoreout, që kishte distancë me Van der Pol 1’06”.

Sigurisht që Ronhaar e të tjerë nuk kanë mundur të ndjekin holandezin, ndërsa medaljet janë shpërndarë nga zëvendëspresidentja e Federatës Botërore të Çiklizmit, Katerine Hash.

Ndërkohë që është kthyer medalja e artë tek italianët për të rinj pas 19 vitesh, teksa vendin e parë e ka marrë Viezi. Gjithçka ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›