Matja e tensionit të gjakut, një procedurë e thjeshtë që parandalon shumë probleme

Matësit i presionit të gjakut janë pajisje esenciale për monitorimin e shëndetit të sistemit kardiovaskular. Këto matës ndihmojnë në parandalimin e komplikacioneve të shëndetit dhe mund të përdoren në kushte shtëpie. Mjeku farmacist Fatbardh Plangaj na jep disa këshilla se si duhet të veprojmë për një matje sa më të saktë.
“Përdorimi i një aparati të besueshëm dhe të kalibruar, shmangia të paktën 30 minuta para matjes së kafesë dhe duhanit, zbrazja e fshikëzës së urinës para matjes, pozicionim korrekt i pacientit që do të thotë ulur në një karrige me shpinën drejtë dhe me dorën të mbështetur diku”, u shpreh mjeku farmacist, Fatbardh Plangaj.
Por si duhet ta zgjedhim matësin e presionit të gjakut?
“Aparatet e tensionit që përdorën sot janë 3 llojesh: matësit manual, matësit automatik, matës me shtyllë zhive. Deri më sot ai i saktë është ai me zhivë”, tha mjeku farmacist Pangaj.
Njerëzit që vuajnë nga hipertensioni duhet të mbajnë një kontroll të përditshëm të presionit të gjakut, sepse është mënyra më e mirë për të parandaluar komplikime të mundshme si goditjet në tru ose sëmundjet e zemrës.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/