Shqiptaret ne delir, flamuj e kenge
Pavaresia e Kosoves ka gjetur ne feste edhe shqiptaret qe jetojne e punojne ne Gjermani. Ndersa nje pjese e tyre kane udhetuar drjt Prishtines, shume te tjere kane dale ne rruget e Berlinit, Bonit apo Mynihut per te kremtuar diten e shenuar dhe shprehur lumturine per kete eveniment qe vjen pas 95 vjetesh. Me flamuj ne dore, kenge dhe thirrje "Kosova e lire" e "Kosova e Pavarur" turma te rinjsh dhe familjare te shoqeruar nga femije, me flamuj ne dore kane shprehur kenaqesine qe 17 shkurti eshte kthyer ne diten me te bukur per te gjithe shqiptaret. Mediat gjermane i kane kushtuar rendesi te vecante festimeve, duke i lene hapesira ne edicionet e lajmeve apo faqet e gazetave rilindjes se nje shteti te ri ne Europe dhe ne mbare boten.