E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia e kosoves, jehona ne Bote

CNN
"Parlamenti i Kosoves mblidhet sot per te shpallur zyrtarisht pavaresine e saj nga Serbia, veprim qe kundershtohet nga Serbia dhe Rusia, por qe mbeshtetet nga shume qeveri perendimore. Kryeministri Hashim Thaci pritet te dale perpara deputeve te parlamentit per te kerkuar zyrtarisht shpalljen e pavaresise, e cila pritet te miratohet menjehere.
"NEW YORK TIMES"
Presidenti Bush tha se qendrimi i Shteteve te Bashkuara ishte se statusi i Kosoves duhej te zgjidhej ne menyre qe rajoni i Ballkanit te ishte i qendrueshem dhe se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin planin e Ahtisarit, i cili ben thirrje per nje pavaresi te supervizuar.
"Statusi i Kosoves duhej te zgjidhej ne menyre qe rajoni i Ballkanit te ishte i qendrueshem", tha presidenti Bush ne nje konference shtypi ne Tanzani. "Ne jemi te gezuar qe qeveria e Kosoves kishte treguar gatishmerine per te mbeshtetur te drejtat e serbeve atje", tha Bush.
"THE GUARDIAN"
Vendet e Bashkimit Europian miratuan dje dergimin e nje misioni te policise dhe drejtesise te perbere nga 2 000 vete ne Kosove. Detyra e misionit te BE-se do te jete kryesisht te drejtoje, monitoroje dhe keshilloje policine, drejtesine, doganat dhe autoritetet e burgut ne Kosove. "KFOR eshte plotesisht i vendosur te ruaje nje mjedis te sigurte ne periudhen pasardhese", tha gjeneral lejtenant Xavier Bout de Marnhac, komandant i KFOR-it.
"CORRIERE DELLA SERA"
Pas diskutimesh te shumta, qendrimesh te ndryshme mberrin dita e pavaresise se Kosoves. "Gjithcka eshte gati, do te kemi pavaresine tone, harta e botes po ndryshon", deklaroi kryeministri Hashim Thaci ne nje interviste televizive, ne prag te shpalljes zyrtare te pavaresise. "Cdo hap i institucioneve tona do te jete i koordinuar me partneret nderkombetare. Influenca e Beogradit ka marre fund nje here e mire", tha kryeministri i Kosoves.
"WASHINGTON POST"
"Shqiptaret e Kosoves do te shpallin sot pavaresine nga Serbia duke i dhene fund nje kapitulli te gjate te shperberjes se pergjakshme te Jugosllavise. Kosova do te jete shteti i gjashte i shkeputur nga federata nen dominimin serb qe nga viti 1991, pas Sllovenise, Kroacise, Maqedonise, Bosnjes dhe Malit te Zi si edhe e fundit qe i largohet Serbise".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›