E Diel, 1 Nëntor 2026

Guret ne veshka jo me operacion por shkrirje

Drejtoria e qendres spitalore universitare Nene Tereza njofton se eshte vene ne pune pas 7 vjetesh aparatura litotriptia e njohur ndryshe nga pacientet si pajisja qe tharmon guret ne veshka.


Per vendosjen e kesaj aparature eshte punuar rreth 1 muaj. Pajisja eshte instaluar ne nje tjeter ambient ndryshe nga ai i meparshmi prane sallave te operacionit ne Sherbimin e Urologjise. Fillimisht u be i mundur krijimi i ambienteve te pershtatshme duke bere veshjen e mureve me plumb ne menyre qe te mos kete rrezatim. Vetem per pershtatshmerine e ambienteve u nevojiten 4 milione leke te reja nderkohe qe investimi per blerjen e kesaj aparature eshte rreth 50 milione leke.

Prej 7 vjetesh pacientet nuk kane mundur ta marrin kete sherbim. Tashme fale nje pune dhe nje investimi prej 55 milione lekesh u be e mundur vendosja e litotriptise. Aktualisht puna ka nisur nderkohe qe eshte bere edhe trajnimi i stafit pasi aparatura eshte e nje teknologjie te fundit ka deklaruar drejtori i QSUT-se Ilir Dashi. Sipas tij jane duke u kryer te tjera investime te rendesishme ne spitale qe kane munguar prej vitesh. Nje prej tyre eshte edhe vendosja e panelit kryesor te ashensorit ne Spitalin e Neurologjise.

Sipas inxhiniereve te QSUT-se rezultoi se ashensori ishte nje model shume i vjeter i cili kerkonte vertet nje pune shume te madhe pasi nuk mund te pershtateshin materialet aktuale me ate ekzistues. Te tjera investime jane duke u bere ne ambientet ne te cilat do te vendoset telemjekesia.

Pergjate ketyre viteve kur aparatura e thyerjes se gurit ne veshka mungonte pacientet ishin te detyruar qe te kryenin nderhyrje ne menyre qe te permiresonin gjendjen shendetesore. Nje pjese e te semureve qe kishin te ardhura financiare drejtoheshin per ndihme ne klinikat private ku kostoja e nje nderhyrjeje te tille kapte shifra deri ne 60 mije leke te reja.

Nga ana tjeter te gjithe pacientet e siguruar do te paguajne nje shifer minimale per te marre kete trajtim prane qendres spitalore universitare Nene Tereza. Qytetaret e pasiguruar duhet te paguajne koston prej rreth 14 mije lekesh te reja per te kryer procesin e lsquoshkrirjes se gurit apo gureve.

Nderkaq nje tjeter pajisje e cila pritet te instalohet deri ne fund te vitit eshte edhe aparatura moderne e kobaltit e cila punon me laser. Aparatura e njohur si akselerator linear eshte blere si pjese e investimeve ne QSUT. Nderkohe strukturat drejtuese do te vendosin sherbimin se ku do te instalohet kjo aparature.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›