Ndihma ekonomike, rritet 10%
Familjet, te cilat trajtohen me ndihme ekonomike nga shteti do te perfitojne nje rritje prej 10 per qind dhe kjo per shkak te rritjes se fondit te vene ne dispozicion per kete kategori. Sipas nje vendimi te marre nga Keshilli i Ministrave, pas propozimit te bere nga Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, per nje shtese ne fondin e ndihmes ekonomike me 150 milione leke. "Gjate vitit 2008, fondet per ndihmen ekonomike te miratuara nga buxheti i shtetit ishin 3.3 miliarde leke nga 2.6 miliarde, per vitin 2007. Kjo ishte nje rritje e ndjeshme e ndodhur ne keto tete vitet e fundit. Me rritjen e ketyre fondeve, per here te pare krijohet mundesia per te mbeshtetur me mire nevojat e familjeve te varfra qe perfitojne nga programi i ndihmes ekonomike", kane pohuar drejtuesit e Ministrise se Punes. Sipas ketyre te fundit, kjo rritje e pageses sociale parashikon qe familjet e varfra te mbrohen nga rritja e cmimeve te ndodhur kete vit. Me kete shtese fondi, rezulton se masa e ndihmes ekonomike per familjet ne nevoje do te rritet me rreth 10 per qind. Kjo rritje mbulon jo vetem inflacionin, por krijon mundesi edhe per nje permiresim te metejshem te nivelit te pageses per kete kategori sociale. Me kete rritje, cdo familje do te marre 10 per qind me shume ndihme ekonomike ne muaj, krahasuar me gjashtemujorin e pare te ketij viti. Nga ana tjeter, Ministra e Punes ka marre te gjitha masat per shperndarjen e fondit per cdo njesi vendore, ashtu sic tashme jane celur fondet per vendimet per indeksimin e pagesave te Personave me Aftesi te Kufizuara dhe kategorive te tjera perfituese, me qellim qe efektet te mos vonojne per perfituesit. Sipas ketij vendimi, do te jene rreth 93 mije familje, te cilat do te perfitojne nga rritja e ndihmes ekonomike, dhe kjo pas shteses se buxhetit per to me 150 milione leke. Gjate ketij viti nje tjeter vendim qe eshte marre per familjet e varfra ka qene edhe punesimi i tyre ne komunitet. Sipas ketij vendimi, personat te gjitha njesite vendore jane te detyruara qe shperndarjen e Ndihmes Ekonomike ta kushtezojne cdo muaj me pjesemarrjen e personave te afte per pune te familjeve aplikonte ne pune komunitare me kohe te pjesshme, disa dite ne muaj. Ne kete menyre do te realizohet transparenca ne shperndarjen e fondeve, duke realizuar edhe nje kontroll me te plote nga te gjithe pjesemarresit lidhur me punesimin ne pune informale, emigracionin etj.