“Matrix 4” jepet pretenca për 14 të pandehurit
Është dhënë sot pretenca për 14 të pandehurit e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm “Matrix 4”. Të pandehurit akuzohen se kanë klonuar kartat e kreditit, duke shkaktuar vjedhjen në dhjetëra degë bankare.
TIRANE- Është dhënë sot pretenca për 14 të pandehurit e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm “Matrix 4”. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 8 vjet burg për Endrit Gjergjanin , 3 vjet për Rei Karapicin, 4 vjet për Kreshnik Lukën, 3 vjet për Enea Celën, 5 vjet për Redi Çikanin, 3 vjet për Alban Baren, 3 vjet për Ledio Dokon, 4 vjet për Anil Gjergjanin, 3 vjet për Indrit Abazin dhe 4 vjet për Bledar Abazin , për akuzën mashtrim dhe falsifikim të letrave me vlerë, në bashkëpunim. Ndërsa për të pandehurit, Fatmir Borshi , Klajdi Therolli dhe Fatmir Kolmarku u kërkua dënimi me 200.000 mijë lekë gjobë për akuzën e moskallëzimit të krimit. Për të njëjtën akuzë, Prokuroria kërkoi 5 muaj burg për Flamur Gashin.
Të pandehurit akuzohen se kanë klonuar kartat e kreditit tip "Vissa" dhe "Master Card", duke shkaktuar vjedhjen në dhjetëra degë bankare të një shume të konsiderueshme parash. Viktimat e tyre ishin qytetarë të huaj, kodet dhe numrat e llogarive bankare të të cilëve, bliheshin online nga adoleshentët në internet. Pasi siguronte të dhënat e nevojshme për llogari të qytetarëve evropianë, hakersat shqiptarë klononin kartat e tyre të kreditit dhe me anë të tyre tërhiqnin paratë. (e.n/news24/balkanweb)