E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet energjia në Dajt, në antenat e televizioneve

Pas disa ditësh ndërprerjesh rikthehet energjia te stacioni i antenave televizive në antenat e Dajtit, në nënstacionin e Qafëmollës.Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kishe premtuar rikthimin e energjisë të hënën, por në fakt riparimi u bë vetëm sot pasdite. Që prej ditës së premte më shumë se gjysma e televizioneve të Tiranës ishin pa sinjal, nga këputja e shtyllës kryesore e cila ka dy linja që furnizojnë antenat e televizioneve në malin e Dajtit. Ora News transmetoi sinjalin e saj nëpërmjet një gjeneratori të cilin e furnizoi me naftë në mënyrë që shikuesit të të mos humbin asnjë lajm që ndodh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›