Dita e luftës kundër Tuberkulozit. MSH jep shifra
Sipas MSH rastet e shfaqjes së kësaj sëmundje kanë ardhur duke u ulur. Nga 20 raste të reja për 100 000 banorë, në vitin 1990, në 13 raste të reja për 100 000 banorë në 2009.
TIRANE- Në Shqipëri janë regjistruar 13 raste të reja me me tuberkuloz për 100 000 banorë. Shifra është publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Luftës Kundër Tuberkulozit.
Drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja tha sot në një konferencë për shtyp se
"në vendin tonë regjistrohen afërsisht 420 raste të reja me tuberkuloz në vit".
Sipas Bejtjas rastet e shfaqjes së kësaj sëmundje kanë ardhur duke u ulur në dy dekadat e fundit , nga 20 raste të reja për 100 000 banorë, ose 653 raste në vit, në vitin 1990, në 13 raste të reja për 100 000 banorë në 2009.
Për kontrollin e sëmundjes së tuberkulozit në vend, aplikohet vaksina ndaj kësaj sëmundjeje gjatë javës së parë të të porsalindurve. "Është e rëndësishme që të sëmurët me tuberkuloz të diagnostikohen në kohën e duhur dhe të marrin mjekimet në kohëzgjatjen e duhur, prej disa muajsh, dhe në dozat e duhura, pasi në të kundërt zhvillohet rezistenca ndaj me dikamenteve dhe shtohet kërcënimi për shëndetin publik", theksoi Bejtja.
Tuberkulozi është një sëmundje infektive që prek, përveç mushkërive, dhe cipat e trurit, kockat dhe organe të tjera. Kushtet jo të mira të jetesës janë një faktor favorizues i rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes së tuberkulozit.
(s.g/BalkanWeb)